Shikoni me kujdes nga afër foton dhe zbuloni nëse është koha të pushoni pak
Koha në të cilën jetojmë na bën çdo ditë të ekspozuar ndaj situatave të ndryshme stresuese dhe ky test i thjeshtë do t’ju zbulojë se sa të stresuar jeni dhe nëse është koha për të frenuar dhe për t’i dhënë vetes pak pushim, transmeton Telegrafi.
Shpesh njerëzit as që janë të vetëdijshëm se janë nën stres dhe për ta zbuluar, kushtojini vëmendje figurës dhe vëzhgoni me kujdes nëse rrathët janë në lëvizje apo janë të palëvizshëm.
Autori i ilustrimit, profesori japonez i psikologjisë, Akiyoshi Kitaoke, pohon se njerëzit e kujdesshëm dhe të qetë shohin rrathë statikë, ndërsa ata që janë të lodhur dhe të stresuar shohin rrathë në lëvizje.
Nëse u përkisni këtyre të tjerëve, mendoni se çfarë ju lodh kaq shumë dhe gjeni teknika që shërbejnë për të lehtësuar stresin.
/Telegrafi/