Cocoanut Grove ishte një nga club-et më të njohura të natës në Boston, duke tërhequr të famshëm, derisa një zjarr i shpejtë dhe vdekjeprurës shpërtheu në ndërtesë duke vrarë 492 njerëz, saktësisht 79 vjet më parë nga sot.

Nata e 28 Nëntorit 1942 premtoi gjithë magjepsjen dhe shkëlqimin që e bëri atë klubin më të famshëm të natës në Boston – por reputacioni i tij u shkërrmoq në pak sekonda.

Kanë kaluar pothuajse 80 vjet që kur një zjarr i shpejtë dhe vdekjeprurës shpërtheu në klubin e natës Cocoanut Grove në zjarrin e dytë më vdekjeprurës në historinë e SHBA-së.

Nata filloi si çdo tjetër, pasi rreth 1000 persona u mblodhën për të pirë dhe kërcyer gjatë gjithë natës.

Vendi ishte në pronësi të Barnet “Barney” Welansky, i cili ishte i lidhur ngushtë me mafian dhe me kryebashkiakun Maurice J. Tobin. Por brenda pak orësh, klubi u kthye në një kurth zjarri.

Zjarri më vdekjeprurës në histori në një klub nate

Sipas Business Insider, klubi kishte dyfishin e kapacitetit të tij ligjor dhe i mbushur me objekte të ndezshme, si palma plastike dhe tavane të veshura me saten.

Hetimet zbuluan se ajri i kondicionuar përdorte edhe gaz të ndezshëm, duke krijuar një mjedis të rrezikshëm pasi njerëzit ishin të mbyllur brenda.

Klubi i Welansky frekuentohej nga gangsterë të cilët siguroheshin që daljet e zjarrit të mbylleshin për të parandaluar që njerëzit të largoheshin pa paguar pijet e tyre, raporton History.com.

Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, megjithatë, një nga dekorimet e pemës shpërtheu në flakë dhe një nga tendat prej sateni që vareshin nga tavani po ashtu mori flakë.

Zjarri u përhap me shpejtësi nëpër ndërtesë, pavarësisht se stafi u përpoq ta shuante.

Gjithsej 166 njerëz u dërguan në spital, 300 deri në 350 mbijetuan dhe 492 vdiqën.

Zjarri më vdekjeprurës në histori në një klub nate

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here