Aleksandri II Gjika lindi në vitin 1796. U bë princ i Vllahisë më 2 prill të vitit 1834 deri më 19 tetor 1842. E rimerr fronin princëror për pak më shumë se dy vjet të tjera nga 29 korriku 1856 deri më 30 tetor 1858. Gjatë sundimit të Aleksandrit Principata e Vllahisë pati ndryshime të rëndësishme. U hapën rreth njëmijë shkolla dhe u krijua sistemi postar i Principatës.

Ai ishte i interesuar për afirmimin e kombit rumun; nxiti rritjen dhe zhvillimin e qyteteve përgjatë Danubit, modernizimin e Bukureshtit dhe zhvillimin e arsimit të lartë në Kolegjin Shën Sava në Bukuresht. Ndryshe nga paraardhësit e tij, ai veshi së pari uniformën ushtarake moderne, duke hequr rrobat orientale. Nën sundimin e tij porti Breila deklarohet port frëng, çka do të thotë se atje mund të eksportoheshin, importoheshin dhe depozitoheshin mallra pa paguar doganë. Bënin përjashtim vetëm duhani dhe pijet alkolike, për të cilat Këshilli Bashkiak mblidhte një taksë.

Zhvillim më të madh këtij qyteti port i dha dekreti princëror i datës 1 maj 1836 sipas të cilit shtetasit e huaj fitonin të drejtën të blenin shtëpi dhe magazina në qytet, duke qenë të detyruar tu bindeshin ligjeve të vendit. Ky ligj favorizues nxiti emigrimin e shqiptarëve, të cilët u vendosën me shumicë atje dhe falë lidhjeve me bashkëatdhetarët e tyre që ishin vendosur më parë përballuan me sukses problemet e shumta në periudhën e parë të emigrimit. Megjithatë duhet theksuar se sundimi i Aleksandrit II Gjika nuk kaloi pa probleme. Ushtrimi i pushtetit të tij u kufizua nga prania e konsullit rus. Gjithashtu klanet rusofile në vend kundërshtuan me ashpërsi çdo afrim me Anglinë dhe me Francën.

Pavarësisht nga këto pengesa, Aleksandri ndoçi një politikë të pavarur dhe ndihmoi në bashkimin e principatave rumune në një shtet të vetëm. Pas përfundimit të mandatit të tij tërhiqet në nga jeta politike dhe vendoset në Livorno të Italisë, ku dhe vdiq në vitin 1862. Trupi i tij u dërgua në Rumani, ku iu bënë funerale kombëtare. U varros në Manastirin Pantelimon, në një maozole të bukur, që u prish në vitin 1985 për të ndërtuar në atë vend një hotel.

Esh trat e Aleksandrit II Gjika u transferuan në Kishën Gjika-Tei. Për nder të tij i është dhënë emri Aleksandri një qyteti që ai i hodhi thmelet në vitin 1834, si dhe universitetit që u themelua në këtë qytet./Naishtedikur.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here