Gjatë gërmimeve të realizuara në muajt shtator-tetor 2021 nga arkeologët u arrit të zbulohet një rit varrimi shumë i veçantë dhe që haset për herë të parë në territorin e Durrësit. Ai mendohet se është i pari i këtij lloji edhe në territorin e Shqipërisë.

Refrigeriumi ishte një vakt përkujtimor i konsumuar mbi (ose brenda) një varri. Ai bëhej në mënyrë ciklike ditën e vdekjes, ditën e nëntë pas vdekjes dhe më pas në çdo përvjetor.

Gjatë realizimit të tij derdhej ujë, verë, qumësht ose mjaltë mbi varrin e të vdekurit, me qëllim ngushëllimin apo “freskimin” (nga këtu vjen fjala latine ‘Refrigerium’) e shpirtit të tij, i cili siç besohej asokohe qëndronte gjithnjë afër trupit.

Brikena Shkodra-Rrugia është arkeologia që drejtoi kërkimin shkencor që u zbatua nga Instituti i Arkeologjisë dhe ajo rrëfen në videon “Kultura në 1 minutë” mbi zbulimin që u has në një varrezë me 12 varre, që i përkasin 3 periudhave të ndryshme kronologjike, që mendohet se nisin nga fundi i shekullit 6 të Erës Sonë./Diaspora Shqiptare/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here