Disa ushqime njerëzore janë shumë të këqija për qentë

Pronarët e qenve duan të përfshijnë kanakarët e tyre në të gjitha ngjarjet e përditshme dhe këto janë shpesh ushqime, edhe pse ne e dimë që disa ushqime për njerëz mund të jenë të këqija për qentë

Shumë ushqime tona qentë nuk mund t’i hanë, siç janë çokollata apo qepa, ndërkaq ndër to janë edhe pemë të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Pemët të cilat nuk bën t’i hajë qeni

Një nga pemët të cilën qentë duhet t’i shmangin është rrushi. Edhe pse kokrrat e rrushit janë të vogla, shumë shpejt mund të shkaktojë dëmtime të parikuperueshme dhe dështim të veshkave te qentë dhe është jashtëzakonisht helmues për këlyshët.

Qentë gjithashtu duhet të shmangin avokadot

Avokadot përmbajnë persin, i cili dihet se shkakton pengesa në tretje te kanakarët tanë. Përveç kësaj, qershitë dhe vishnjat nuk duhet t’u jepen qenve. Ato kanë cianid në bimë, i cili mund të prishë transmetimin qenësor të oksigjenit qelizor, shkruan The List.

Ekspertët thonë se duhet t’u kushtohet vëmendje simptomave të bebëzave të zgjeruara dhe frymëmarrjes së rënduar.

Edhe pse duam t’i përfshijmë në vaktet tona, veçanërisht kur na hedhin një vështrim që thotë kështu, nuk është aspak e mirë për qenin, ndaj duhet të rezistojmë sërish për hir të shëndetit të kafshës shtëpiake.

/Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here