Cila është e kaluara e princit Bernhard? Pse i mbështeti nazistët dhe pse u kthye kundër tyre? Cili ishte ndikimi i tij në politikën botërore? Cilat ishin synimet e tij? Në sa korporata ka shërbyer ai? Cili ishte roli i tij në grupin “Bilderberg”? Telegrafi ju sjell rrëfimin për Princin Bernhard të Lippe‑Biesterfeldit.

Lindi më 29 qershor 1911, në Jenë të Gjermanisë, në një familje aristokrate gjermane. Si i tillë – dhe për faktin se ishte protestant – ishte i pranueshëm për mbretëreshën Wilhelmina të Holandës, që të bëhet burri i bijës së saj, Juliana. Me këtë martesë, dhe me futjen e tij më 1936 në Dhomën e Portokalltë (Pallati Mbretëror), ai e rishkroi historinë moderne holandeze.

Në maj të vitit 1940, Gjermania e pushtoi Holandën. Princesha Juliana dhe vajzat që lindën nga ky çift i ri, Beatrix dhe Irena, mërguan në Angli, e pastaj në Kanada. Por, Bernhardi kishte qëndruar në Britani të Madhe pranë Mbretëreshës Wilhelmina dhe qeverisë holandeze në ekzil.

Sipas kushtetutës holandeze, roli i një princi të huaj nuk ishte i definuar fare dhe statusi i tij për një kohë mbeti i papërcaktuar. Por, në dhjetor të vitit 1936, një muaj para martesës me Julianën, besnikëria që u tregua nga princi Bernhard për mbretëreshën, u kurorëzua me emërimin e tij për oficer të armatës mbretërore holandeze. Formalisht ai nuk mund të mbante asnjë post me rëndësi në politikë, por mund të gëzonte një ndihmë vjetore të cilën paraardhësi dhe vjehërri i tij nuk e kishin.

Me mjaftë entuziazëm dëshiroi të kontribuonte në luftë kundër nazistëve, por aleatët nuk ishin të disponuar që shërbimet e tij t’i pranonin. Sepse, në kohën kur nacional-socialistët e Hitlerit u ngritën në pushtet, Bernhard ishte duke studiuar Drejtësinë në universitetet e Lozanës, të Munihut dhe Berlinit. Në qytetin e fundit e kreu edhe doktoratën dhe u nderua me titullin “Referendar Juris”. Me dëshirë apo kundër vullnetit të tij (nuk është vërtetuar) ai iu bashkëngjitë organizatës naziste. Me ngritjen e Hitlerit në pushtet, vëllai i vogël i tij, Aschwin, publikisht deklaron mbështetjen për partinë naziste. Ndërsa, princi Bernhard trajnohet si pilot dhe më vonë punon si oficer në trupat SS dhe madje në kompaninë famëkeqe kimike, “IG Farben”. Por, lidhjet e tilla i shkëput disa vite para fillimit të luftës…

Nëna e Julianas, Wilhelmina, ishte kurorëzuar mbretëreshë e Holandës që nga viti 1890. Dhoma e Portokalltë në atë kohë përbëhej vetëm nga ajo dhe e bija Juliana. Prandaj, ishte vënë në pikëpyetje ekzistenca e kësaj lozhe. Arritja e princit Bernhard dhe martesa e tij me princeshën Juliana, e zgjodhi njëherë e përgjithmonë këtë problem.

Lufta e ndryshoi monarkinë holandeze. Komanda parlamentare ishte inekzistente gjatë viteve të luftës dhe vendimet e qeverisë në ekzil ishin të parealizueshme. Politikanët e zgjedhur kishin humbur mjaft nga kredibiliteti i tyre, andaj nuk paraqitnin ndonjë rrezik për nazizmin. Wilhelmina, nga ana e saj, ishte një figurë e denjë heroike. Ajo ishte shndërruar në simbol të kombit, ndërsa Bernhard në simbol të rezistencës.

Radhët reaksionare, të cilët dëshironin një monarki më të fortë, bënë që pas lufte roli i parlamentit të zvogëlohet dhe kjo ishte një fitore e Bernhardit.

Në muajt përfundimtar të Luftës, ai ishte përgjegjës i grupeve të armatosura të rezistencës. Nën komandën e tij këto grupe janë bashkuar dhe janë inkorporuar në forcë ushtarake. Ndërsa, më maj të vitit 1945, ato grupe u shndërruan në armatë të rregullt. Në rolin e komandantit të forcave holandeze, Bernhard u takua me kanadezët dhe me komandantët e ShBA-së. Ata zhvilluan negociata që mbështeteshin në dëbimin e forcave gjermane nga Holanda.

Ndryshimi i rolit

Tri vjet pas lufte, më 4 shtator 1948, Wilhelmina hoqi dorë nga froni dhe Juliana u shpallë mbretëreshë e Holandës. Bernhard kështu u gjet në një rol më të avancuar, si burrë i Shefes së shtetit.

Bernhardi ka kuptuar se nëse do të dëshironte të pasurohej me diplomën e universitetit te Drejtësisë, duhet të bënte disa lëshime dhe të anëtarësohej në organizmat paramilitare të nazistëve, që të jetë “politikisht i denjë dhe i besueshëm”.

Rrjeti i gjerë i kontakteve të tij me burrështetasit dhe fytyrat tjera vendimmarrëse botërore atë e vendosën në një pozitë ideale për ta kryesuar mbledhjen e parë konstitutive të “Bilderberg”-ut, e cila u mbajt më 1954. Ky takim privat prestigjioz, që bëhej për të diskutuar mbi Luftën e Ftohtë, kishte tubuar personalitetet më të fuqishme të botës perëndimore: Henry Kissinger, Willy Brandt, Giscard d’Estaing dhe kapitenin e industrisë botërore, Nelson Rockefeller.

Konferenca që përfolët më së shumti është ajo e vitit 1974, kur Princi holandez u detyrua të jep dorëheqje për shkak të skandalit që ndodhi me kompaninë “Lockheed”. Mbledhja e radhës u mbajt në Britani të Madhe më 21, 22 dhe 23 prill 1977, e kryesuar nga Lordi Home, ish kryeministër britanik. Megjithëse, sipas zakonit, këto mbledhje janë sekrete, kjo e fundit duket paksa më e hapur për publikun. Jacques Bordiot, në librin e tij, “Një dorë e fshehtë dirigjon”, i bëri publike temat kryesore që u propozuan në këtë takim diskret: problemet financiare internacionale; liria e emigrimit dhe imigrimit; qarkullimi i lirë i mallrave pa taksë doganore; unioni ekonomik botëror; krijimi i një force policore ndërkombëtare me qëllim të suprimimit të armatave kombëtare; krijimi i një Parlamenti ndërkombëtar; kufizimi i sovranitetit të vendeve të deleguara në OKB… “Kështu rrugëtojmë drejtë krijimit të një Qeverie botërore”, përfundon Jacques Bordiot.

Pasi që kishte mundësi të udhëtonte në kancelaritë e Rajhut, pati rastin të takohej personalisht me diktatorin Adolf Hitler. Ai publikisht i kishte thënë se martesa e princit gjerman me mbretëreshën e ardhshme të Holandës ishte shenjë e aleancës në mes të dy kombeve Pas një kohe të kaluar në martesë, me princeshën Juliana, princi Bernhard e priti oficerin gjerman Langenheim, në pallatin mbretëror holandez. Princi i ofroi të dhëna të mjaftueshme mbi situatën politike në Holandë, si dhe mbi rolin e partisë naziste që ishte formuar. Ndërsa, oficeri gjerman në mënyrë të detajuar e informoi ministrin e punëve të jashtme gjermane, Joachim von Ribbentrop. Ende nuk dihet se a ka vepruar ai me vetëdije të plotë atëherë.

Anëtarët më të fuqishëm të grupit “Bilderberg” bëjnë pjesë në të ashtuquajturin “rrethi i brendshëm”, ndërsa “rrethi i jashtëm” përbëhet nga të gjithë individët e financave dhe të politikës të cilët janë joshur nga ideja e krijimit të një qeverie botërore, e cila do t’i rregullonte të gjitha çështjet (të nivelit politik dhe ekonomik). Por, këta nuk janë të vetëdijshëm për motivet që i shtyjnë ata të rrethit të brendshëm për ta krijuar këtë qeveri (këta ndryshe mund t’i quajmë edhe “marioneta”).

Të fuqishmit dhe marionetat

Rrethi i brendshëm dhe ai i jashtmi veprojnë jo për arsye të njëjta: rrethi i jashtëm vepron nga dëshira dhe besimi se një qeveri unike do të sjellë paqen dhe kohezionin edhe për vendet e vogla, ndërsa rrethi i brendshëm synon krijimin e armëve të heshtura për të zhvilluar luftëra pa zhurmë.

Rrjeti i ndikimit të princit ishte kapital i vlefshëm për eksportin holandez. Bernhard kishte lidhje të cilat i ndihmuan në krijimin e një tregu të ri ndërkombëtar, ku do të plasohen prodhimet industriale holandeze. Ai i mbizotëroi qendrat e shkencëtarëve të huaj dhe interesat e tij u shtrinë në rritjen e rolit holandez në radiodifuzionin ndërkombëtar.

Prestigji i Dhomës së Portokalltë mori një goditje serioze për shkak të një skandali që lidhej me korrupsion “Lockheed”. Një komision i përbërë nga tre njerëz, ishte ngritur për ta hetuar ngjarjen. Princi Bernhard kishe përfituar një shumë të madhe parash që ia kishte ofruar agjenti amerikan për të shitur aeroplanë luftarak në Holandë, në interes kompanisë “Lockheed Aircraft Corporation”.

Mbledhja konstitutive e grupit “Bilderberg” pati për qëllim që t’i bashkojë anëtarët e NATO-s në harmonizimin e politikave ndërkombëtare. Anëtarësimi në këtë grup bëhet sipas kooptimit dhe anëtarët e tij e kanë të ndaluar të flasin haptas për debatet dhe vendimet të cilat merren. Këtë grup e përbëjnë kryesisht personalitetet që i takojnë botës afariste dhe politike, të cilët seleksionohen në bazë të “meritave”. Shumica janë nga vendet perëndimore. Evropianët përbëjnë dy të tretat e këtij grupi. Edhe pse organizatë interne, Grupi tenton të qëndrojë gjithnjë sekret (megjithatë dihet se ekziston një “komitet drejtues” i përbërë nga disa anëtarë të përhershëm të cilët vënë baste dhe mbështesin personalitete të caktuara me short). Më 1973 “Bilderberg” ka vendosur të rritet çmimi i naftës për 400 për qind. Henry Kissinger, anëtar i grupit, sipas shkrimtarit F. William Engdahl, e ka orkestruar luftën ku Izraeli ballafaqohet me Egjiptin dhe Sirinë në tetor 1973 (i mbrojtur nga miliarderi David Rockfeller). Ai e negocioi një paqe mjaft të favorshme për Egjiptin, i cili i rikthej puset e naftës. Synimi kryesor i kësaj strategjie ka qenë sigurimi i investimeve në bankat londineze dhe amerikane të miliarda petrodollarëve që rridhnin nga puset arabe. Qëllimi ishte stabilizimi i dollarit i cili, që nga viti 1970, rrezikohej nga inflacioni. Anëtarët e këtij grupi takohen njëherë në vit për 4 ditë rresht, kryesisht në pranverë.

Komisioni i ngritur përfundoi se çështjet afariste të Bernhardit me “Lockheed”-in nuk kanë pasur ndonjë

ndikim mbi politikën ushtarake holandeze dhe qeveria vendosi që këtë çështje ta konsiderojë të mbyllur (princi nuk u ndoq më tutje). Mbretëresha ndikoi që drejtësia të heq dorë nga ndjekja e burrit të saj. Ndërsa, Bernhard u detyrua që të heq dorë nga të gjitha funksionet publike dhe të dorëzoj të gjitha gradat ushtarake. Ky vendim u prit me shumë zhurmë dhe pakënaqësi nga radhët e anëtarëve rezervë të rezistencës holandeze. Edhe pse nga ai rast ai nuk barti më uniformë ushtarake, prania e tij ishte e domosdoshme në komemoracionin vjetor të kapitullimit gjerman.

Princi Bernhard ishte ngushtë i implikuar në disa ngjarje kryesore të shekullit që shkoi. Ai ishte në krye të rezistencës botërore në Luftën e Dytë Botërore dhe sigurues i rikonstruksionit ekonomik të pas luftës. Deri më vitin 1970 ka shërbyer në mbi 300 borde dhe komitete të korporatave anë e kënd botës. Për bashkësinë ndërkombëtare ky njeri do të kujtohet edhe si simbol i ruajtjes së florës dhe faunës. Për këtë arsye ai krijoi edhe fondin e faunës botërore, ku edhe ishte kryetar. Ky fond u themelua më 1961.

Princi karizmatik vdiq nga kanceri në mushkëri, më 1 dhjetor 2004, në moshën 93 vjeçe. Më shumë se 40 mijë persona kishin shkuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit në Pallatin e Hagës.

Në vitet e ’70-ta të shekullit të kaluar, princi Bernhard ishte shumë i popullarizuar në Holandë, por këtë popullaritet e zbehu me të madhe skandali i vitit 1976, ku ceket se princi kishte pranuar një ryshfet prej një milion dollarësh nga një agjent i “Lockheed Corporation”, që të ndikonte tek qeveria holandeze për të blerë aeroplanët luftarak të kësaj kompanie. Kryeministri Uyl de Joop i Holandës ngriti një komision që do të hetonte rastin, ndërsa princi Bernhard refuzonte të përgjigjej në pyetjet e gazetarëve duke thënë: “Jam jashtë këtij problemi”. Presioni holandez dhe ndërkombëtar zgjati me muaj të tërë dhe nxori në shesh ndodhi të tjera që lidheshin me jetën e princit, siç ishte rasti i blerjes së një banese luksoze në Paris për dashnoren e tij, Helene Grinda, me të cilën e kishte edhe një vajzë ilegjitime, Alexia (Bernhard kishte edhe një vajzë tjetër ilegjitime në ShBA, që quhej Alicia). Aty u tha se princi ishte thellë i implikuar në rrjetin financiar “Meyer Lansky” – që i takonte mafies – së bashku me bankierin zviceran, Tibor Rosenbaum. Që gjërat të rëndohen edhe më shumë, thuhet se princi ishte i përzier edhe në aferën “Robert Vesco”, i cili ftohej shpesh në pallatin mbretëror holandez. Ky njeri ishte keqpërdoruesi më i madh i fondeve dhe kishte vjedhur më shumë se 220 milionë franga të një shoqërie zvicerane. Thuhet gjithashtu se me këtë rast u zbulua gjithashtu se princi i kishte paguar më shumë se një milion dollarë ryshfet diktatorit Juan Peron të Argjentinës, në këmbim të blerjes së pajisjeve të reja nga hekurudhat holandeze. Edhe pse vitet e fundit të jetës së tij dukeshin të qeta, ai prapë mbushte titujt e gazetave. Kah fundi i vitit 2002, publikisht ka shprehur pezmin e tij kundër ndjekjes ligjore të dy punëtorëve të një shitoreje, të cilët e kishin kapur një hajn dhe e kishin keqtrajtuar. Në fillim të vitit 2004, i ka shkruar një letër të hapur një të së përditshmeje holandeze, për një numër të madh ngjarjesh kontroverse që lidheshin me jetën e tij. Këtu ai preku edhe akuzën që i është bërë për tradhti – për planet e sulmit të aleatëve mbi Arnhejm më 1944 – si dhe supozimeve se ka shërbyer në radhët e nazistëve.

/Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here