Bukuria e New York-ut 100 vjet më parë, kështu jetonin në ‘Mollën e Madhe’.
Në vitin 1911, kompania kinematografike suedeze “Svenska Biografteatern” vizitoi New York-un gjatë një udhëtimi në Amerikë dhe filmoi disa imazhe nëpër rrugët e Mollës së Madhe.
Filmimi ka mbijetuar ndër vite në gjendje të shume të mirë, dhe youtuberi Guy Jones ka krijuar këtë montim të mrekullueshëm prej 8 minutash pasi ngadalësoi filmimin me një shpejtësi natyrale dhe duke shtuar tinguj ambiental të kohës./PamfletiMAGAZINE