Me siguri e keni vënë re se si kur polícët ndalojnë ndonjë makinë e prekin në pjesën mbrapa me një trokitje të lehtë para se të shkojnë tek dera e shoferit. Kjo është një procedurë e rregullt për polícinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por aplikohet edhe në shumë vende të tjera anembanë botës.
Por prekja e bagazhit ka dy arsye madhore, nuk është thjesht instikt i bluve!
SË PARI, polícët e prekin bagazhin e atomjetit të ndaluar për të lënë gjurmë që vërtetojnë se polici ka qenë aty në rast se i ndodh ndonjë gjë gjatë kontrollit. Për të qenë realist askush nuk e parashikon se çfarë ka në mendje secili shofer që ndalohet dhe reagimi mund të jetë edhe i dhùnshëm, siç ka ndodhur në plot raste.
Kjo arsye për këtë procedurë standarte është mbështetur edhe nga eksperti i sigurisë në trafik, Steve Montiero, i cili tha për “News 6”:
“Kur ofícerët e zbatimi të lígjit kryejnë një ndalesë në trafik, ka shumë procedura që duhen ndjekur, jo vetëm për sigurinë e personave në mjet, por edhe për sigurinë e vetë ofícerit. Një prej tyre është edhe që duhet të lësh gjurmë që dëshmojnë se X officer police ka qenë pranë asaj makine, kështu që ata prekin pjesën e pasme, bagazhin.”
SË DYTI, pjesa e pasme preket që të sigurohet se bagazhi është i mbyllur dhe nuk do të dalë dikush prej tij për të qélluar, në rastin më ekstrem. Mund të tingullojë çménduri, por është një procedurë që duhet të kryhet./ Burimi: LadBible |






