Besëtytnitë përcillet brez pas brezi se ky fenomen i pazakontë natyror përfaqëson “portën e ferrit” dhe se demonët janë mbyllur në një pus të nëmur
Për shkak të erës së keqe të padurueshme që përhapej nga vrima, të gjithë e shmangnin “pusin e nëmur”, ndërsa misteri bëhej gjithnjë e më i madh, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, vrima, e cila është 112 metra e thellë dhe 30 metra e gjerë, ndodhet në provincën e al-Mahra, pranë kufirit me Omanin.
Deri më tani, askush nuk ka arritur të lëshohet deri në fund të vrimës së çuditshme.
Por kjo ndryshoi kohët e fundit kur një grup prej 10 speleologësh dhe studiuesish nga Omani eksploroi “pusin e ferrit” në detaje për herë të parë.
Të gjithë pyesnin veten se çfarë do të gjenin brenda dhe nëse do të ishin në gjendje të dilnin fare gjallë.
Ajo që gjetën studiuesit ndoshta do të zhgënjejë shumëkë – siç pritej, mbetje të shumta të kafshëve u gjetën që kanë rënë në “pus”, dhe ky ishte burimi i erës së keqe të padurueshme.
Gjithashtu, ekipi hasi në gjarpërinj, disa ujëvara nëntokësore dhe stalagmite. Mirëpo, asnjë gjurmë e demonëve të robëruar… Asnjë “portë ferri” nuk u gjet