PayPal është duke eksploruar mundësinë e blerjes së kompanisë së medias sociale Pinterest sipas Bloomberg.

Duke cituar burime anonime, Bloomberg tha se PayPal mund të paguajë 70 dollarë për aksion që do ta vlerësonte Pinterest në 39 miliardë dollarë.

Menjëherë pas lajmit aksionet e Pinterest u rritën me 12%. Vlera totale e Pinterest është 40 miliardë dollarë ndërsa e PayPal 308 miliardë dollarë.

Po muajin e kaluar PayPal bleu Paidy, një kompani japoneze e pagesave për 2.7 miliardë dollarë, shkruan PcWorld Albanian.

Në 18 muajt e fundit Pinterest ka shtuar përpjekjet për tu transformuar në një platformë e-commerce dhe lançuar funksionalitetet të reja.

Po në fillim të këtij muaji Pinterest tha se do të lançonte funksionalitete të reja për reklamuesit që duan të promovojnë produktet e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here