Konsumimi i kafeinës në stomak bosh do të krijojë gërryerje të acidit të stomakut dhe me siguri do të shkaktojë dridhje.

Nëse gjëja e parë që bëni sapo zgjoheni është të merrni direkt një kafe për të filluar ditën tuaj, duhet ta dini që jeni pjesë e një grupi të madh njerëzitsh. Por edhe nëse e shijoni shumë kafenë dhe efekti që ajo ju juep nuk është i pëlqyeshëm, sërish nuk jeni vetëm, shkruan Roasty Coffee.

Ju ka ndodhur të keni pak marramendje pasi pini një filxhan kafe? Epo, ka disa arsye për këtë, transmeton lajmi.net.

Një fakt që shpesh e anashkalojmë është se kafeina është një ilaç, një stimulues në të njëjtën kohë. Shumë prej nesh marrin një filxhan kafe dhe e kanë në vend të mëngjesit. Shumicën e kohës, ne pimë kafen pa ngrënë, edhe pse e dimë që nuk është një ide e mirë.

Konsumimi i kafeinës në stomak bosh do të krijojë gërryerje të acidit të stomakut dhe me siguri do të shkaktojë dridhje.

Ashtu si shumica e stimuluesve, kafeina zvogëlon rrjedhjen e gjakut në tru. Pirja e kafesë para se të hani, ose në sasi të mëdha, mund të sjellë efekte anësore të padëshiruara, siç janë dridhja apo marramendja.

Nëse e shihni se kafja ju jep efekte negative shumë më shpesh nga ç’duhet, bëjini vetes pyetjet e mëposhtme.

Po pi më shumë se ç’duhet?

Po pi mjaftueshëm ujë?

Kam ngrënë mëngjes?

Gjithashtu, kini parasysh se disa njerëz mund të pinë sasi të mëdha kafeje dhe të mos kenë asnjë efekt, ndërsa dikush tjetër mund të pijë gjysmë filxhani dhe menjëherë të ndiejë efektin negativ të kafeinës. Prandaj, duhet të pyesni veten se sa mund të përballoni.

Pasi të zbuloni nivelin tuaj të tolerancës, përpiquni të bëni çmos që të mos e teproni. Të qenit vigjilentë në sasitë e kafeinës që merrni, mund t’ju ndihmojë të shijoni një filxhan pa pasur frikën e pasojave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here