Snowden shkroi më herët në Twitter se Signal është një aplikacion shumë më i sigurt për t’u përdorur sesa WhatsApp. 

 
Situata me rënien e Facebook, Instagram dhe WhatsApp u komentua nga sinjalizuesi i famshëm amerikan, Edward Snowden, shrkuan GazetaExpress.

Ai tha në Twitter se përdoruesit duhet të përdorin aplikacione alternative të mesazheve në vend të WhatsApp-it, që është në pronësi të Facebook.

Ai tha se rënia e këtyre rrjeteve sociale është kujtesë se njerëzit duhet ta përdorin një aplikacion jo-fitimprurës si Signal.

“Rënia e Whatsapp-it që është në pronësi të Facebook është kujtesë se ju dhe miqtë tuaj ndoshta duhet ta përdorni një alternativë më private, jofitimprurëse si Signali gjithsesi. Është falas dhe duhen rreth 30 sekonda për ta ndërruar”, shkroi Snowden.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here