Ishte 7 qershori i vitit 1945 kur regjimi komunist kishte marrë vednimin për ta pushkatuar Murat Bashën, nacionalist atdhetar, oficer i lartë i mbretërisë. Ndër veprat e tij është edhe pritja me armë e pushtuesit italian. Kujtojmë se në 7 prillin e vitit 1939, kur Italia fashiste e Benito Musolinit kreu agresionin ushtarak duke pushtuar vendin tonë, major Murat Basha mori pjesë në rezistencën simbolike që iu bë pushtuesve italianë, duke drejtuar disa reparte të xhandarmërisë në zonën e fshatrave të Vorës dhe të Prezës.

Kur komunistët i lidhën me tela për t’i pushkatuar, Murat Basha dhe 12 djemtë e tjerë ia nisën të këndojnë himbnin kombëtar. Prej asaj dite, të gjithë ata që niseshin për t’u pushkatuar, niseshin drejt vdekjes me vargjet e himnit kombëtar.

Dita e pushkatimit të 13 burrave antikomunistë, është rrëfyer nga  Xhemal Alimehmeti, i cili kishte qënë në një dhomë në burg me Murat Bashën dhe të tjerë deri në momentin që i morën për t’i ekzekutuar.

Dëshmia:

”Ishim 14-15 vete ne dhome, Murat Basha i qete, po bisedonte me z.Xhemal Kusin…une shifsha i cudit,si rri kaq i qete,sepse i kishin lajmeru qe ne oren 10.00 do i merrshin me i pushkatu…Erdhen policet dhe ushtaret e toges pushkatimit,i nxorren ne korridor dhe i lidhen dore per dore 2 nga 2.Murati thirri Fagun(Mustafa Vrapin)qe ishte me i riu vetem 19 vjec dhe i tha”Hajde lidhemi bashke”..Mbasi i lidhen 2 nga 2 i lidhen dhe me nji tel me gjemba te gjithe bashke nga fillimi ne fund…Ne kete moment ndigjohet zani i Murat Bashes.”Na e bani hallall burra”…”Rrofte Shqipnia.Rrofte Mbreti”.Te gjithe u perlotem,por disa edhe qanin me denese,te gjithe dolem te dritaret e dhomave,duke pa….Dolen ne oborr,aty ndodhi dicka e tmerrshme. Nena e Fagut (Mustafa Vrapit) ishte ne oborr,kishte ardhe me taku djalin,kur e pa qe po e cojshin me e pushkatu,filloi me ulerit me te madhe dhe thoshte: ”Mos ma vrisni djalin….” Nje ushtar ju afru dhe e goditi me kondak te pushkes,ajo ra pa ndjenja. Fagu kur pa nanen u ligshtu,atehere Murat Basha i futi krahun dhe i thote;;”Fag mbahu se je burre,mos u dorezo,ti je me i forte se komunistat, Ne nuk ligshohemi nga plumbi dhe vdekja…” Ndodhi e pabesueshmja Murat Basha filloi me kendue Hymnin Kombetar,mbas dy tre sekondash edhe shoket e tij….e pasoi gjithe Burgu,ishte sa tragjike edhe madheshtore,te shifshe ata burra qe po shkonin drejt vdekjes duke kendu…..I cun drejt bregut lumit.Mbas pak u ndigjun krismat e armeve…. Nga ajo dite,ne burgun e Tiranes,kush shkonte me u pushkatu,kendonte Hymnin Kombetar dhe kjo tradite mbeti prej Murat Bashes”, rrëfeu disa vite më parë, Xhemal Alimehmeti./kujto.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here