Një shtëpi në Massachusetts e dëmtuar mjaft shumë nga zjarri, është listuar në treg për shitje me çmimin 399,000 dollarë.

Kjo tregon se sa “i nxehtë” është tregu i shtëpive atje, raporton WBZ-TV.

Shtëpia ka tri dhoma gjumi, 173 metër katrorë, është vënë në shitje dhe në përshkrimin për shitjen shkruan: “Shtëpia ka nevojë për rinovim total ose potencialisht të shembet dhe të rindërtohet. Shtëpia shitet kështu siç është”.

Shtëpia pësoi dëmtime të rënda pas një zjarri në gusht që shpërtheu nga dritaret më pas. U raportua se zjarrfikësit u deshën që të shembnin pjesë të mureve dhe tavanit për të shuar zjarrin.

© KOHA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here