Një fotografi e shpërndarë nga NASA i ka lënë njerëzit pa fjalë, teksa në tymin dhe zjarrin e anijes kozmike duket një imazh që të bën të fërkosh sytë dy herë.
Nëse po mendoni që imazhi duket si një bretkosë që fluturon në ajër pranë një rakete hapësinore, keni 100% të drejtë
Një aparat fotografik në distancë nga raketa Minotaur V ka kapur këtë imazh të pabesueshëm të bretkosës që hidhej në ajër gjatë lëshimit të anijes kozmike të NASA-s LADEE në Ëallops Flight Facility në Virginia në vitin 2013.
Duke postuar foto-bombën në mediat sociale, NASA shkroi: “Ekipi fotografik konfirmon se bretkosa është e vërtetë dhe është kapur nga kamerat e largëta të përdorura për të fotografuar lëshimin e anijes. Megjithatë, gjendja e bretkosës është e pasigurt.”
Epo, shpresojmë që bretkosa të ketë mbijetuar dhe t’ua tregojë “përrallën” shokëve të tij.