Nëse ndieni dhembje në shpinë, nuk duhet menjëherë të shkoni në masazh. Trupi i njeriut është ndërtuar ashtu që brenda tij të jetë çdo gjë e lidhur.

Stomatologët theksojnë që shkaktarin e dhembjes së shpinës patjetër duhet ta kërkoni te dhëmbët

Ekspertët e mjekësisë besojnë që gjendja e gavrës së gojës ndikon në qëndrim. Te njerëzit kafka gjendet në unazën e parë cervikale, ndërkaq harqet e dhëmbëve në pozitë të mbyllur përkrahin peshën e kafkës.

Pesha goxha e madhe e kokës është e shpërndarë në mënyrë të barabartë nëpër dhëmbë. Më të mëdhenjtë dhe më të fortët janë dhëmballët, në ta vendoset rëndesa më e madhe, ndërkaq dhëmbët e parë janë më të hollë, sepse shërbejnë vetëm për kafshim të produkteve.

Peshën më të madhe e bartin dhëmballët, prandaj dhëmballët e parë janë më të mëdhenj, ndërsa më vonë zvogëlohen. Me këtë radhë pesha e kafkës edhe shpërndahet në ta.

Nëse dhëmbët kanë lartësi të pamjaftueshme për shkak të rregullimit të keq apo mungesës së dhëmbëve, pesha lëvizet. Presioni bëhet në dhembët e tjerë, i shkatërron, ndërkaq kafka e mbajtur në mënyrë jo të barabartë shkakton çrregullim në qëndrim.

Nëse disa dhëmbë janë prishur apo ju mungojnë, atëherë kafka më nuk mundet në tërësi të pushojë mbi harqet e dhëmbëve dhe peshën e vet e vendos në kurriz, gjë që shkakton kompresion.

Shtylla kurrizore, duke pasur ngarkesë të vazhdueshme, fillon të zvogëlohet, ndërsa ajo manifestohet me patologji të ndryshme – me lakim, shtrëngim të muskujve, përfundime të pabarabarta, bën presion në organet e brendshme, arterie, inde të kërcit.

Si rezultat i këtyre kompresioneve shfaqen sindromat e dhembjes dhe sëmundjet kronike.

Si të mbrohet shpina?

Për të drejtuar qëndrimin dhe për të eliminuar dhembjen e shpinës, nevojitet që:

 Të forconi muskujt e stomakut dhe të shpinës;

 Përmirësoni dhëmbët, nëse ju mungon ndonjë dhëmb vendosni implante.

Për të qenë kafshimi i drejtë, patjetër duhet të merrni frymë nëpër hundë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here