Shumë persona, të cilët kanë çrregullime me gjumin dhe kokën në jastëk e vendosin pas konsumimit të tabletave dhe preparateve të ndryshme të mjekësisë industriale, tani nuk kanë më nevojë të sulmojnë shëndetin me “helme” vjen një përzierje natyrale, e cila garanton gjumë të qetë, është fjala për përzierjen e qumështit me mjalt. Pagjumësia mundet të shërohet përmes rrugëve natyrale, pa përdorur asnjë lloj tablete. Qumështi dhe mjalta janë një ilaç hyjnor kundër pagjumësisë.
Një gotë qumësht të nxehtë dhe mjaltë është receta ideale kundër pagjumësisë dhe nëse para gjumit ndjeni uri, më së miri do të ishte që të hani disa ushqime që janë të pasura me karbohidrate, siç janë buka integrale, produkte nga mielli, apo farëra të cilat mund t’i kombinoni me mish gjeli, tune dhe jogurt.
Personat që lëngojnë nga çrregullimet e gjumit do të duhej që gjatë kohës së fundit të ditës të shmangin djathërat e fortë, peshkun e thatë, të kriposur, apo të kozervuar, sallamet, mishin e thatë, lakrën e thartë, trangujt e konservuar, ullinjtë, çokolatën dhe spinaqin. Ushqimet e permendura përmbajnë tiraminë, molekula e cila stimulon lirimin e norepinerfinës, stimuluesin e trurit i cili na mban zgjuar. Kafja dhe alkooli nuk është e nevojshme as të përmenden.
Në vend të antidepresivëve dhe gjërave ndihmëse për gjumë, ndryshimi i kombinimit të ushqimit tek koha e fundit (darka) do të ndikonte pozitivisht në kualitetin e gjumit. Borziloku dhe sherbela, ndikojnë krejtësisht ndryshe nga melmesat tjera dhe kanë ndikim të butë qetësues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here