Metodat e përdoruara nga marka të njohura për të vënë në dispozicion të shoqërisë produktet e tyre mund t’i japin fund besueshmërisë së shumë firmave që shumë i njohin dhe u besojnë. Për të qenë të sigurt se jeni në dijeni të asaj që konsumoni kemi përzgjedhur një numër firmash që janë shfaqur në media, por jo për punën e tyre të shkëlqyer. Është e pabesueshme që disa prej tyre kanë mbijetuar edhe pas përhapjes së informacioneve të tilla. Hidhuni një sy.
Coca-Cola.
Një gazetar me emrin Michael Blanding zbuloi të vërtetën për Coca-Cola-n në Indi. Mesa duket kishte shumë debate mes komunitetit vendas dhe impianteve të mbushjes së saj për të pirë ujë. Dolën në dritë që shumë shishe ishin të kontaminuara me pesticide. Rezervat hidrike të qytetit filluan të thahen pas hapjes së fabikave të Coca-Cola-s në ato vende.
Nestle
Në vitin 1947 Mike Muller publikoi një raport të titulluar “The baby killer” për një numër të shumtë vdekjesh infantile të shkaktuara nga qumështi pluhur i Nestles për fëmijë. International Baby Action Network pohoi se kjo formulë ndikonte mbi qumështin e gjirit dhe kur nënat e linin spitalin nuk mund t’i ushqenin me gji. Ajo që e përkeqësoi situatën ishin edhe cmimet e larta.
Bayer
Bayer, kompania e famshme famaceutike në vitet 80 kontribuoi në zhvillimin e medikamenteve për trajtimin e koagulimit të gjakut tek hemofilikët. Shumë u realizuan nga plazma e dhuruar nga grupe që nuk ishin testuar për HIV. Si pasojë rreth 8000 njerëz u infektuan me sindromën e imunodefiçencës imunitare. Pavarsisht skandalit, vazhduan ta shesin në Hong Kong, në Tajvan dhe në shumë vende të tjera duke fituar miliona. Iu desh të paguanin rreth 660 milionë për të zgjidhur raste që përfshinin 6000 njerëz me HIV.
Walmart.
Në vitin 2012, 111 punonjës së Walmartit u vranë në një zjarr në Bangladesh, ku shumica ishin minorenë. Për pasojë Walmarti pagoi një numër punonjësish për ta mbajtur këtë ngjarje sekrete. Sikur të mos mjaftonte, në vitin 2014 e përditshmja “The Guardian” referoi se në Tajlandë skllevërit ishin detyruar për të punuar për vite nën kërcënime ekstreme. Sipas një hetimi, ishin një numër i konsiderueshëm njerëzish të blerë e të shitur dhe të mbajtur kundër vullnetit të tyre në peshkarexhe me turne 20 orëshe.
Dupont
Sipërmarrja e produkteve kimike industriale me 900 teflon në vitin 1950, vitin pasardhës bleu acidin perfluoroottanik për të përmirësuar procesin e për të shtuar përfitimet. Megjithatë substancat e hedhura në ambjent shkaktuan një gjendje të rëndë që preku 98% të popullatës së USA-s duke sjellë një numër të konsiderueshëm sëmundjesh si kanceri. The Enironmental Protection Agency i vuri një gjobë Dupontit prej 16.5 milionë për fshehje informacionesh mbi efektet e shëndetit që prekën edhe fëmijët e punëtorëve. Në vitin 2015 humbi një tjetër betejë në gjykatë për rastin e një gruaje me tumor në veshka për shkak të përdorimit të acidit.
Rrjet dëshirash për fëmijë
Në vitin 1997 Mark Breiner, Shelley Breiner dhe Barbara Askin themeluan “Kids Wish Network” për nder të babait të Shelley–it që vdiq nga kanceri. U themelua për të mbledhur fonde dhe për të ndihmuar që ëndrrat e fëmijëve të bëheshin realitet. Megjithatë Research Report Center e përcaktoi si rrjetin më të keq bamirës në USA sepse vetëm 3.5 milionë nga 141 të mbledhura ishin përdorur realisht për të mbajtur premtimin. Ndërkohë që mblidhnin fonde si një OJF shpesh kishin finacuar për politikanët dhe për të rritur rrogat e themeluesve në shifra astronomike.
Exxon Mobil
Një shumëaksionere e naftës dhe e gazit me qendër në Aceh në Indonezi e gjeti veten në mesin e një konflikti mes dëshirës vendase për pavarsi dhe qeverisë ushtarake. Në vitin 1998 u akuzuan se furnizuan me mjete si makina gërmimi për varre masive dhe aparatura ushtarke për t’u mbrojtur nga aktivistët lokalë. Civilët akuzuan Exxon Mobil që ka paguar 6 milionë forcat e armatosura për tortura dhe ekzekutime jashtëgjyqësore. /