Voskopoja është një vendbanim mesjetar i hershëm që daton prej vitit 1330. Lulëzimin më të madh Voskopoja e ka pasur në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë.

Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske nga më të lakmuarat, ndërsa tani nuk kanë mbetur më shumë se 8 kisha. Në të njëjtën periudhë në këtë qytetërim ka pasur Akademi, Bibliotekë, Shtypshkronjë, artizanat të zhvilluar e tekstile.

Qyteti asokohe shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje Greqi e Turqi.

Voskopojarët kanë qenë grupuar në 14 korporata, që përfaqësonin kategori të mëdha industriale dhe tregtare të kohës.

U shkatërua tri herë derisa u kthye në një fshat të zakonshëm. Shkatërrimin e parë e ka pasur në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916.

Sot ruan vlera të mëdha të artit mesjetar, ka perspektivë të mirë për turizëm malor she sportin e skive

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here