Kokrrat e misrit bien në mokrën e një mulliri 270 vjeçar në Luginën e Bënçës, në Tepelenë

Mulliri me ujë u ndërtua nga Ali Pashë Tepelena për t`u ardhur në ndihmë banorëve. Edhe gjatë regjimit komunist mulliri u përdor nga ish kooperativa.

Lefter Bleta thotë se e bleu mullirin në gjendje të keqe. kur u prishën kooperativat.

Ai e restauroi atë dhe vazhdon ta mbajë në këmbë me sakrificë të madhe. Mullinjtë që janë ruajtur ende në Shqipëri janë të paktë. Ata datojnë që nga shekulli XVIII dhe XIX dhe dëshmojnë më së miri marrdhënien mes njerëzve dhe mjedisit natyror dhe mënyrën e veçantë të shfrytëzimit të burimeve.

Pozicionimi i mullinjve varej vetëm nga forca e rrymave të ujit. Mullinjtë janë ndërtuar aty ku rryma nuk është shumë e fortë, duke siguruar një burim të qëndrueshëm energjie për fuqizimin e rrotave të mullirit.

Mënyra se si u vendosën ndërtesat dëshmojnë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan se mjeshtrit e ndërtimit i integruan mullinjtë me ujë me mjediset e tyre natyrore në mënyrën më të thjeshtë pa iu imponuar mjedisit dhe pa e nënshtruar atë.

Mund të thuhet me plot gojën se ky vend ka bërë mrekulli për banorët. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here