Sipas të dhënave dhe artefakteve të fshehura me qëllime të caktuara ,e të cilat po dalin në shesh përditë e më tepër ,ne ishim ata që e mbollëm qytetërimin. Ne ishim ata që Evropës ia dhamë Evropën.
Por, neve pushtuesit na mbollën mosbesim ,përçarje,grindje, frikë, pakënaqësi ,dyshim. Na e mbillnin vëllavrasjen. Na mbillnin kob e zi. Pushtuesit e mbollën vdekjen. Ishim gjithmonë në gjendje “mbill e mos korr”. Ku mbjellnim nuk korrnim, nuk kishim mundësi t`i zinim këmbët në tokat tona se duhej gjithmonë t`i mblidhnim plaçkat e të iknim Duhej të iknim t`i shpëtonim masakrave ,vdekjes,duhej shpëtuar diçka e kjo diçka është kjo që jemi sot .
“Deri ne historinë më të re në Mal të Zi ,shqiptarët dhe malaziasit ishin ne marrëdhënje shumë miqësore. Prishja dhe urrejtja ndër veti ,a u bë kur malazezët filluan te “sllavizohen” apo kur shqiptarët filluan ta kalojnë në Islam? Gjithashtu vëllazëria shqiptare “malisore” a janë në fis me ato malaziase,dhe disa në të vërtetë a janë Shqiptar të shndërruar në malazias apo e kundërta.? E lexova këtë pyetje me mjaft kujdes. Pyetje që nuk është vështirë t`i përgjigjesh, por duhet një qasje serioze e sinqertë dhe gjakëtoftë.
Por , le të kthehemi në të kaluarën e largët kur këndej pari nuk kishte as serb e as turk.”Shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët e lashta , ku jetojnë edhe sot e kësaj dite në trojet e tyre në Shqipëri , Kosovë , në Maqedoni , Mal të Zi , në Serbi dhe Greqi e gjetiu (Dr. Skënder Riza).
Në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e Serbëve në këto troje , në ato kohë . Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit , Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj, prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç e tregon “Bulla e Artë” e mbretit Stefan Deçan(1330) Dr. Rizaj do t`na konstatojë se aty kishte vetëm shqiptarë.
Kështu kuptojmë se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj Nemanasit-Nimanasit-Nemaniqët, të gjithë ishin ilirë tribullë (tribalë, fis pellazgë-ilir), njëherë katolikë e pastaj nga Milutini e këndej Shkizmatik (shqiptarë ortodoks ) dhe se do të jetë plotësisht e natyrshme që edhe kishat dhe manastiret e këtij ambienti gjeografik si institucionet e shenjta fetare të kësaj popullate shqiptare dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga ata dhe ato atyre u takojnë.Kur Stefan Nimani e pushtoi Malesinë (Doclean shek 11-të) ai shkruante se i ka shkatërruar të gjitha qytetet bregdetare . .. por “ ai kishte asgjësuar edhe monumentet Latine duke ia vuar zjarrin kishave lokale katolike dhe dhe librave gjindeshin në to.”
Ju kujtohet Shasi Ilir i 365 kishave.?
E KISHA CEKUR ZONJËN EDITH DURHAM ( SOME TRIBAL LAWS AND CUSTOMS OF THE BALKANS, LONDË,1928) SHKRUANTE SE GJATË QËNDRIMIT TË SAJ NË KËTË PJESË TE BALLKANIT( SHQIPËRI DHE MAL TË ZI F.XH.) GJATË VITIT 1913 ( PRA SHEK 20) ,NUK ISHTE E LEJUAR QË VAJZAT E DREKALOVIQËVE TË MARTOHEN ME DJEMT E KASTRATËVE “ SE JANË TË NJË GJAKU”. POR PËR KËTË MË VONË.
Rreth vitit 1054 u bë ndarja e madhe Kishës së Lindjes si rezultat i mospajtimit në mes lindjes e perëndimit;Shqiptarët që iu bashkëngjitën shkizmit (shki,shka,shkja,shkije) më lehtë e patën të përvetësohen nga kisha e tyre ortodokse,.
Pra në atë kohë kishte shka-shqiptar ortodoks ende i pa sllavizuar dhe serb-kurrkushi i ardhur. Stefan Nemana, Nimani, Nemaniqi, kishte lindur afër Podgoricës, ku nuk kishte priftë ortodoks dhe u pagëzua me ritët perëndimore katolike.Nga fisi Nimanaj i Gashëve rrjedhë Stefan Nemanja,Mbret i Shqiptarëve Serbëve Vllehve dhe Grekëve pra i Bizantit.,
Stefani ishte kusheri i par i princit Shqiptar Dhimitërit që njihet si themelues i derës së Dukagjinasëve.Stefani është i varrosur në Manastirin Hilendar ne Greqi në mali Atos, dhe ne varr eshtë epitafi me shkronja greke si Stefan Nimani e jo Nemanja.
Por të kthehemi në temë, si ndodhi që “Malesia” të bëhet “MaliZi”, pra ne shqiptarët të bëjmë Malin e Zi ? . Shkrimi do të jetë i fragmentuar ,që të mos i ngjan një studimi të mirëfilltë historik por të jetë më tepër një nxitje për historianët dhe gjuhëtarët tonë të mundohen sa më shumë të na i “kthejnë” bijtë e Shqipërisë në gjiun e saj.
Kush janë Berishajt? Berishajt i takojnë grupit të fiseve Puka ,dhe jane të parët ne vendin e tyre në jug të fisit Krasniqi dhe Shala . Sipas Gjermanit Franc Baron Nopça (Franz Baron Nopcsa, Das Katolische Nordalbaniens, Budapest 1907) , ,shenjat e parë të fisit Berisha,mund të gjinden që prej 1270. Nga këta Berishajt ,lindin -shqiptarët ortodoks(shkijet) Drekaloviq , Kuqi, dhe Gruda.
I pari nga shkijet ishte Ndreu . Drekaloviqët ishin të afërm e dhe me Kastratët
Fisi malesias Vasojeviq (pra shkije- shqiptarë ortodoks) ,ishin nga fisi Ilir Kelmendi. Shënimet tregojnë që edhe gjuhëtari serb Vuk Karaxhiq ishte malesias me prejardhje. Por edhe Dinastia e Koagjorgjeviqëve e më sakt edhe mbreti Petar Karagjorjeviq ishte me prejardhje shqiptare, pra malesias.
Është i njohur Mark Milani Popoviqi, armiku dhe asgjësuesi më i madh i qenjës shqiptare në Malesi. (MaliZi). Që ai shkruante për sllavët ,na është e njohur,por më pak dihet që ai i kishte dy gjuhë amtare: serbisht dhe arbanisht. Si është e mundur që ai thoshte që gjuha mëmë e tij ishte Arbanishtja? Sepse a i dinte rrënjët e tija dhe të fisit të vet E dinte shumë mirë që në fisin Kuq ishin përzier gjaku sllav dhe ai arbanas. Në këtë përzierje dhe në këtë farefisni të fiseve arbanase dhe malesiase ka qenë e ruajtur tradita e gjallë e martesave .Shkijet e Vrrakës ( Shqiptarët ortodoks të Vrrakës) jane vetëm se arbanas dhe malesias të përzier ndër veti e që nuk kanë aspak lidhje me serbët.
Rol tjetër asimilues të arbanasve të malesisë kishte edhe Turku. Me ndërrimin e fesë në sanxhakun e Novi Pazarit shqiptarët e humbën edhe gjuhën: Ndërkaq, te “Kamus-ul alam” (1889-1898), enciklopedia e parë në Turqi, , Sami Frashëri shkruan se në këtë sanxhak “në përgjithësi popullsia është shqiptare.
Vetëm një pjesë e popullsisë së kazave të Gucisë e Beranës flasin sllavisht, por dinë edhe shqip( dinë shqip se ishin shqiptarë f.xh.) dhe nuk dallohen nga shqiptarët për nga doket e zakonet”. Pra në veshje ,doke dhe zakone ishte ishin të njejtë. Pra?
Por si flitej në atë kohë kur zyrtarisht pranohet se gjuha Malaziase (cërnogorski jezik ) zyrtarizohet pas gjysmës se parë të shek 19-të.? Sigurisht që shqip.
Humbja në gjiun sllav ishte ishte e pakthyeshme si humbja në gjiun turk e grek.
Por kur jemi te Malesia të cekim edhe këto ndërrime të fiseve nga e folmëja shqipe në atë sllavishte : Gjuka –Gjukiq ,Gjukanoviq ; Boja – Bojoviq,Bojiq ;Bojku- Bojkoviq, ; Gashi- Gashiq,Gashanin ; Berisha- Berishiq; Burri- Buriq ; Shoshi- Shoshkiq; Shala-Shaliq , Shalanin, Shalunoviq; ( E njohur në një fshat të Plavës ku jetonin të tri palët: si shqiptar shala, si boshnjak Shalunin ,dhe si malazez Shaliq) ; Gjurka – Gjurkoviq,; Gjoka- Gjokiq ,Gjokonoviq ; Gjeli – Gjeloviq ,Gjeliq ; Gruaja – grujiq ,Gruda- Grudiq , Zogu –Zogoviq, Balaj- Baliq ,Baloviq” peshku- Peshkoviq ; Lulaj- Luliq,Luloviq; Nikqi- Nikqiq; Brala- Braliq;Daci- Daciq , Dashi- Dashiq; Bardhi- Bardiq ,Preni- Preniq ; Kola- Koliq. etj etj etj.
Po Vasojeviqet ( Vasa), Bjellopavliqet ( Palabardhë) , Drekalloviqët ( Ndrekajt) ?
Njeni shkruante në nje rast: Pa më thuaj oj Shqipëri kur do i mbledhësh bijtë e tu në gjirin tënd ?
Qëllimi i shkrimit nuk ishte t`i mbledhim në gji (Pse,Jo?) ,të gjithë ata që për arsye të ndryshme e zvogluan numrin tonë ,por të tregohet për vazhdimësinë shekullore asimilimit të tyre.
E pse ata në shumë raste ishin armiqtë tanë shumë të rrezikshëm dhe çfarosës ,fajet janë të spjegueshme. Se shqiptarët janë “ ushqyesit “ më të mëdhenj të fqinjëve tanë ,kjo është e dokumentuar. Se shqiptarët janë edhe formues të shtetit të fqinjëve ,kjo është më së e vërtetë. Në rrethin tonë fqinjësor që nga Mali i Zi, Serbia dhe Greqia shqiptari ishte faktori kryesor shtetformues.
Në kohën e largët disa shekuj apo disa dekadash ne jemi ata që në mënyrë direkte apo indirekte i formuam këto shtete. Kush ndikoi që shqiptari të mohon vetveten dhe të vihet në krye të formimit të shteteve fqinj?
Si dhe pse u zhvilluan rrethanat që shqiptari të bëhet edhe vrasës i vëllezërve të vet edhe pushtues i tokave të veta nën flamurin e tjetër kujt? Na e mbillnin vëllavrasjen. Na mbillnin kob e zi.
Pyetjes se kur shqiptarët u bën malazias, kur malësoret u sllavizuan, apo kur u islamizuan?, iu kisha përgjigjur se kjo ka ndodhur në vazhdimësi gjatë shekujve, ndër shtypjen e furtunave historike. Pra ka te bëjë edhe me atë, arsyeja e ndarjes se kishës, sepse ne një moment historik, gjatë kohës se ‘çlirimtarëve’ otoman, popullata jonë ortodokse , i ka pasur vetëm dy mundësi: te mbetet ortodoks, dhe te sllavizohet, ose te islamizohet, ‘turqizohet’ , qe kinse te shpëtoj nga sllavizimi..
Pra ,shkak i ndarjes edhe më të madhe të shqiptarëve ortodoks- shkijeve të tokave tona në Mal të Zi, Maqedoni ,Sërbi dhe Kosovë nga trungu shqiptarë ka qenë edhe politika favorizuese e Turkut që i ka bër sllavëve nën presionin Rus ,për zhdukjen e elementit katolik shqiptar .
Pra si e thashë edhe më lartë ,nuk mbetej gjë tjetër për ne ose sllav ose muhamedanë. Ishim gjithmonë në gjendje “mbill e mos korr”.Por mos të na duket qudi se miliona shqiptarë ortodoks të Malit të Zi ,Serbisë ,Maqedonisë dhe Greqisë e humben kombin për shkak të fesë ; sepse e njejta gjë ndodhi edhe me miliona shqiptarë musliman që për shkak të fesë e harruan shqiptarinë; Sanxhaku i Novi Pazarit dhe shqiptarët e Turqisë.