Lufta e rregjimit komunist ndaj fesë në Shqipëri është diçka e njohur gjerësisht dhe për të cilën është shkruar e folur shumë, ndonëse, ndoshta, jo aq sa duhet. Gjithësesi, për fat të mirë, gjithçka i takon të shkuarës, gjurmët e së cilës na ndjekin dhe në të tashmen.

Janë ato gjurmë që lanë martirët shqiptarë mbi të cilat ecim sot për t’ju lutur Zotit. Janë ato poezi, tregime e rrëfime të shkruara mjeshtërisht në një vend ku mjerisht kishte njerëz që nuk duhet të ishin aty. Më kujtohet një libër i poetes Manjola Brahaj, “Na nuk jena t’ktuhit”, titull që përshkruan më mirë jetën e atyre klerikëve. Ato nuk ishin për aty!

Ndër këto klerikë, një vend e zë edhe Monsinjor Ernest Çoba. Një herë si famullitar i Shkodrës e më pas si Arqipeshkëv i Arqipeshkvisë së Shkdorës, ai drejtoi nën komunizëm katolikët në një mënyrë të veçantë.

Nuk flitet shumë për të dhe as tani nuk do të shkruajmë për jetën dhe veprimtarinë e tij, ndonëse ka material mjaftueshëm për të thurur jo një artikull, por një biografi të plotë.

Prej Mons. Çobës deri më sot ka arritur një pusullë e cila është përdorur si provë në gjyqin që u zhvillua kundër tij vite më vonë. Kjo pusullë ruhet në “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës”, muze i cili me dëshirë na dha mundësinë ta publikonim:

Fort i ndertti e i dashtuni  D. Ndoc,

Ju lajmrojmë se të Mërkurren me 3 Prill asht nji Mbledhje e të gjithë Klerikëve në Kryesinë e Frontit të Rrethit në Shkodër.

Për kurrnji arrësye mos të mungoni.

Ju bekoj me zemër.

Kryetari i k. kat. Shqiërisë

+Ernest. M. Çoba

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here