Shqipëria me sytë nga aleancat europiane. Në veprat e Buzukut, Bardhit, Bogdanit, Kazazit ka një rikujtim të Motit të Madh të Skënderbeut dhe të shpresës për një aleancë europiane për të larguar otomanët nga Ballkani.
Nga Dorian Koci – Shqipëria edhe pse ishte vendi i fundit që fitoi pavarësinë nga Perandoria Otomane duke pasur një histori shumë më komplekse se fqinjët e saj, pati një zgjim disi më të ngadaltë por dhe një kompleksitet lidhjesh me Evropën dhe idenë rreth saj.
Së pari , komiteti katolik shqiptar edhe pse më i pers.ekutuari në vend si rezultat i Iuftërave të vazhdueshme Veneto-Turke apo dhe Austro-Turke kish sendërtuar një paradigmë krejtësisht evropiane për sa i përket botimeve të vet qenë shumicën ishin në latinisht por që nga shekulli XV i gjejmë dhe në shqip duke kontribuar kështu në ruajtjen e gjuhës dhe kulturë kombëtare. Në të gjitha këto vepra të Buzukut, Bardhit, Bogdanit, Kazazit ka një rikujtim të Motit të Madh të Skënderbeut dhe të shpresës për një aleancë evropiane për të larguar otomanët nga Ballkani.
Islamizimi i popullsisë, solli një travmë të madhe shpirtërore pasi dhe një pjesë e madhe e popullsisë filloi të hynte dhe të merrte pjesë në qarkun kulturor lindor, ku në mes të tjerave shquan rryma e bejtexhinjve dhe literatura e sekteve të ndryshëm islamë. Në këtë kohë në këtë pjesë të popullsisë nuk kemi një ligjërim të idesë së Evropës pasi shpesh herë dhe nëpërmjet Iuftërave që bënin osmanët, trupat shqiptare merrnin pjesë në këto beteja dhe nuk ktheheshin me emocione pozitive nga to.
Pjesa tjetër ortodokse e popullsisë ashtu si dhe në rastin rumun dhe bullgar u influencua nga elitat greke por dhe kontribuoi në IIuminizmin grek nëpërmjet Voskopojës, akademisë së saj dhe prelatëve ortodoksë. Emrat e Kavaliotit, Daniel Moskopolit shënjuan jo vetëm kulturën regjionale të Voskopojës por dhe atë greke pasi u shkruan në atë gjuhë. Gjithsesi duhet theksuar se përdorimi i gjuhës greke shprehte dhe mentalitetin ekumenist të epokës, ku ajo shikohej si një transmetuese e vlerave bizantine dhe në planet e iluministëve ballkanikë zinte një vend të veçantë si gjuha që do të bashkonte të gjitha popullsitë e Ballkanit .
Kjo situatë do të ndryshonte disa vite më vonë ku ashtu si dhe në Evropë etnitë ballkanike do përqafojnë nacionaIizmin si platformë ideologjike në rrugën e krijimit të shteteve të tyre por trashëgimia dhe influenca e kësaj kulture ekumeniste të rajonit do jetë e dukshme jo vetëm në zgjimet kombëtare por dhe në dëshmitë e udhëtimit që na kanë lënë udhëtarët e huaj në shekullin e XIX. Pikërisht nga kjo elitë dhe përfaqësuesi i saj Naum Veqilharxhi do të vijë dhe artikulimi i idesë së tij në “Letrës Enciklike Për Të Gjithë Të Pasurit E Të Mësuarit Ortodoksë Shqiptarë”, ku ai do t’u kërkojë shqiptarëve që të hyjnë në “në radhën e kombeve të qytetëruara” duke nënkuptuar Evropën.
Por suksesi më i madh i idesë evropiane mes shqiptarëve do të jetë përqafimi i saj nga komunitetit mysIiman shqiptar çka përbën një rast unikal në dallim nga komunitetit e tjera mysIimane në Ballkan. Edhe pse kjo ide mund të gjendet e vagullt në projektin konstitucional të federatës Panilirike që Karamahmud Pashë Bushatlliu kishte ndërmend të formonte si një shtet të përbashkët mes shqiptarëve mysIimanë, atyre katoIikë dhe malazezve ortodoksë apo dhe në dëshirën e në fund të zotërimit të Ali Pashë Tepelenës që i kërkoi Meternikut, kancelarit të Austrisë një kushtetutë të shkruar, gjithsesi duhet pranuar fakti se pas reformave të Tanzimatit dhe lindjes së idesë kombëtare për shqiptarët kjo ide fillon të dallohet më tepër.
Ideologë të saj janë vëllezërit Frashëri, Hasan Tahsini, Isamil Qemali etj të cilët ndikojnë jo vetëm në atdheun e tyre por dhe në vetë Perandorinë Otomane për të artikuluar këtë ide. Ideja për Evropën ashtu si dhe në vendet e tjera ballkanike do të eci paralelisht me zgjimin kombëtar, ku arsimimi në gjuhën kombëtare dhe evokimi i figurës së Skënderbeut do të përbëjnë dy nga shtyllat e këtij zgjimi. Pranimi i Skënderbeut si hero kombëtar të tyre do të ishte një nga hapat e para të shqiptarëve për afirmimin e kësaj ideje pasi princi tyre mesjetar kish qenë në ballë të koalicioneve anti-osmane për të shpëtuar Evropën.
“Jakë o dritë e bekuar që lind andej ku perëndon” do të shkruante Naim Frashëri duke shprehur qartë jo vetëm adhurimin e tij për Perëndimin por dhe influencën e kulturës evropiane, sidomos asaj franceze që kish influencuar aq shumë në botëkuptimin e tyre. Do të ishte Ky adhurim i elitë shqiptare ndaj idesë evropiane që do ti bënte ata që të gjithë në kuvendin e Vlorës të këmbëngulnin për një princ evropian për të ardhur në krye të vendit dhe që do ta detyronte Swr Edward Grey, sekretarin e jashtëm britanik të asaj kohe që të shkruante në ditarin e tij në 1913 se edhe pse “Shqipëria dhe popullata në numër më të madh i përket besimit Islam, e gjithë elita e tyre pa përjashtim është pro evropiane”. Kjo qasje drejt Europës do të përcillej gradualisht edhe te shtresat e tjera të popullsisë derisa me konsolidimin e shtetit shqiptar do të bëhej ligjërim dominant i ligjërimit publik shqiptar