Lajme të këqija për të gjithë gjumashët. Koha e natës, ajo që duhet të jetë më e qetë se e gjithë dita, mund të shkojë në gjendje stresi dhe ankthi. Ngarkesa dhe lodhja e ditës, puna stresuese në zyrë apo me fëmijët, sipas një studimi të kohëve të fundit, mund të çojë në rritjen e ankthit dhe stresit edhe gjatë natës. Studimi është fokusuar tek disa të rritur, gjumi i të cilëve ka kaluar nëpër disa nivele ankthi.
Pas testimit, u vu re se ishin disa arsyet që pjesa më e madhe e njerëzve provonin gjendje ankthi gjatë natës. Ndihesh në rrezik apo afër kësaj gjendjeje? Këtu janë disa zakone gjumi që mund të jenë duke të shtuar stresin dhe ankthin gjatë natës.
Zilja e alarmit: jo vetëm është një zakon i keq për të ndërprerë ciklin e gjumit, por është edhe një ves i keq për të dremitur edhe pak pasi zilja bie, shpeshherë vonohesh për t’u ngritur nga shtrati dhe pastaj të nxituarit për të dalë është tregues stresi. Mundohu të heqësh dorë nga zgjimi me alarm ose vendose atë në kohën e duhur që t’i japësh mundësi vetes të ngrihesh me qetësi dhe të bësh gjithçka gati në mëngjes pa nxitim.
Oraret e ndryshme të gjumit: nëse bie në shtrat në orë të ndryshme ose po ashtu zgjohesh në orë të ndryshme, mund të jetë shkak i një gjumi të parehatshëm dhe me gjendje ankthi. Kjo, sipas ekspertëve, shpjegohet me faktin se, nëse fle në orë të ndryshme, nuk e përgatit trupin për të fjetur. Trupi ka nevojë për një rutinë relaksuese që të përgatitet për gjumë. Mënyra më e mirë është të vendosësh një orë fikse dhe një kohë rutinë të fjetjes dhe të zgjimit, në mënyrë që ta ndihmosh trupin të qetësohet dhe të përgatitet për gjumë.
Nuk e konsideron gjumin prioritet: disa ditë mund të kesh pasur orë të pafundme pune, por nuk është aspak e shëndetshme të marrësh edhe nga orët e natës për të arritur objektivat. Të paktën 7 orë gjumë gjatë natës janë të domosdoshme. Kështu, i jep vetes mundësi që gjatë orëve të para të mbrëmjes të mbarosh çdo lloj detyrimi që mund të kesh për ta përmbushur