Shkruan: Fahri DAHRI
Trajtimi historik për banorët e Thesproti-Çamërisë, është sa i vështirë aq edhe i lehtë. Nisur nga ky cilësim, studiuesit e ç’fardo gjinije letrare, sidomos të historisë si një shkencë shoqërore, e cila studion prejardhjen e njerëzimit, njihen dhe informohen edhe me kohën e tanishme dhe mbasi i përvehtësojnë dhe zotërojnë mirë këto dy domosdoshmëri, nxjerrin konkluzione për të ardhmen. Kuptohet se shkenca e historisë mbetet mësuesja e njerëzimit.
Për blerjen e këtij libri të përkthyer në shqip (botim i vitit 2015), më nxiti titulli i tij, i cili me ngjalli kureshtjen për të lexuar mendimet e një historiani të palës greke dhe akoma më shumë i një brezi më të ri, për t’u njohur me trajtimin prej saj të atij problemi. Para se të shfletoja librin, m’u kujtuan vitet e shkollës, sidomos ato me mësuesit e historisë, prej të cilëve më kanë mbetur ndërmend se për vlerësim në provimet e historisë duhen mbajtur parasysh, ngjarja, vendi ku ka ndodhur, periudha dhe personazhet kryesorë të ngjarjeve historike.
Me mendimin se këto kritere të historisë do të ishin të pranishme në trajtimin e studimit të autores Manda, nisa me kureshtje shfletimin.
I.-Vendi i ngjarjeve historike, i marrë në studim, është Thesproti-Çamëria, e ndodhur në vazhdimin jugor të Shqipërisë, në perëndim të Greqisë, në veri të Gjirit të Artës. Vend historikisht i banuar nga fisi i lashtë thesprot, i cili nga baballarët e historisë së lashtë është trajtuar fis i lashtë joetnikisht grek. Flisnin gjuhë tjetër dhe cilësoheshin fise “barbare”, asgjë të përbashkët me grekët. Edhe pas Krishtit, banorët e Thesprotisë ishin dhe mbetën fis thesprotian, po kështu të gjithë pushtuesit e ndryshëm (dihet kush ishin) i trajtuan fise shqiptare. Në shekujt XIII- XIV rajonin e drejtonin princat shqiptarë Pjetër Lleshi, Gjin Bua Shpata dhe Gjon Zenebishi. Ashtu i trajtonte ata banorë edhe serbi Tomas Preljuboviç (vdiq më 1384), një kundërshtar i egër i shqiptarëve sa që njihej me nofkën shqiptarovrasës, ose “alvanitoktonos” në greqisht, për të ardhur më pas në vitet 1923, ku në Lozanë banorët e Çamërisë e vërtetuan edhe ndërkombëtarisht etninë e tyre shqiptare. Por shteti grek nga viti 1830 e në vazhdim u a mohonte dhe ua mohon atë etni, për arësye se ka qenë dhe mbetet që nga krijimi shtet racist si ndaj etnive dhe besimeve fetare ndryshe nga ai ortodoks.
Gjatë 100 viteve, prej vitit të krijimit të shtetit grek, deri në vërtetimin e etnisë edhe ndërkombëtarisht të atyre banorëve, është humbur shumë kohë dhe jetë njerëzisht, vetëm e vetëm për të hedhur poshtë mashtrimet dhe shpifjet absurde greke lidhur me mohimin etnik të banorëve autoktonë të Çamërisë. Në mesjetë rajoni mori emrin Çamëri dhe banorët e saj u quajtën çamë, pasardhësit e thesprotëve që vazhdonin të ruanin shumë predikime pagane. Ishin sunduesit romakë që u diktuan krishtërimin dhe rreth fillimit të shekullit III ata u bënë të krishterë. Ndërsa bizanti asaj popullsie (afërsisht në territoret e mesme dhe lindore), nga shekulli XV u diktoi ortodoksinë. Dhe perandoria osmane, në pjesën më të madhe të popullsisë, diktoi besimin mysliman, kryesisht tek banorët e besimit katolik. Duhet të kuptohet se banorët e asaj treve, pavaresisht kapërcimeve të besimeve të ndryshme fetare, mes tyre ata mbetën thesprotë/ çamë të së njëjtës “Farë”, me etni shqiptare, duke ruajtur edhe në ditët tona disa prej riteve pagane.
Popullsia e prefekturës së Thesprotisë (Paramëthi, Pargë, Margëllëç, Filat dhe Gumenicë), në vitin 1913 ishte rreth 74.000 banorë, prej të clëve 54.000 ishin çamë të etnisë shqiptare dhe 20.000 ishin vllahë dhe pakica të tjera të besimit ortodoks që quheshin grekë. Numuroheshin 204 fshatra, prej të cilave 157 ose 77 % ishin fshatra të çamëve (ortodoksë e myslimanë) dhe 47 ose 23% ishin fshatra të banorëve të “kombësisë” greke, vllahë etj. Ndryshe nga raportimi i bërë në studimin e librit të autores Manda, ku popullsia e rajonit në vitin 1925 jepet 20.160 veta dhe që banonin në 64 fshatra e qytete. Kuptohet pasaktësia e shifrave, mbasi brenda 12 vjetëve ajo qenka zvogëluar me rreth 49.000 banorë, në vend që të ishte rritur në numur, ndërsa fshatrat nga 204 pas 12 viteve firuan në 64, kur në vitin 1551 dhe 1613 vetëm nahija e Filatit dhe Gumenicës kishin 53 fshatra, ndërsa i gjithë rajoni në ato vite kishte 175 fshatra. Po kështu ndodh me numurin e të shpallurit të “këmbyeshëm”, ku jepet numuri prej 2.993 myslimanë të emigruar. Statistikat tregojnë se gjatë viteve 1923-1928 u larguan me detyrim rreth 35.000 çamë myslimanë, nga të cilët mbi 90% u dëbuan për në shtetin turk.
Ky ishte vendi i ngjarjeve, banorët autoktonë, besimet e tyre fetare, kolonët grekë të ardhur gjatë shekujve si dhe refugjatët aziatikë që u sollën në Çamëri. Për këtë trevë dhe banorët e saj përpiqet të shkruaj historiania greke Elefteria Manda. Por parimin bazë, të vendit ku duhej mbështetur studimi sipas shkencës së historisë, Manda nuk e ka mbajtur parasysh. Shmangia është e qëllimshme ose jo kuptohet gjatë leximit të librit.
Konkluzioni arrihet nga mosdeklarimi, por dhe nga mënyra se si trajtohet historia e atij komuniteti, ku që në prolog autorja konkludon se e ka të vështirë dhënien e nji pamje të plotë të zhvillimit të problemit. Gjithashtu autorja lë të kuptohet se është nisur për shkrimin e librit duke anashkaluar fillimin e paraardhësisë së ngjarjeve, konkluzion që arrihet prej vetë deklarimit, duke e marrë si pikënisje kohore vitin 1923, kohë kur shteti grek na paska bërër zbulimin e madh të etnisë shqiptare në Epir (etnia u sqarua më lart)!.
Ç’farë cinikësh, përçmues të mjerë!
Historia për atë trevë dhe popullatë, ngjarjet në të cilat i kanë kaluar mbi shpinë ndër shekuj, bëhet shumë e lehtë, e saktë dhe e vërtetë, nëse fillon të shkruhet që nga autoktonia e banorëve, njohja reale etnike; nga rezistencat ndaj pushtuesave të shumtë në numur, etni të ndryshme, tolerancat etno-fetare dhe konsideratat jo të pakta të personaliteteve të larta sipas kohërave.
Mbas njohjes dhe vlerësimit të dukurive të mësipërme, historianit, apo studiuesit do t’i lindë vetvetiu pyetja e madhe, pas përgjigjes, të së cilës fshihet e vërteta e ngjarjeve tronditëse të shkaktuara një komuniteti krejtësisht paqësor dhe, mbi të gjitha, autokton në vendin e tij. Kjo pyetje ka munguar dhe mungon në librat e shkruara nga autorët e ndryshëm grekë, gjë që nuk mund të bënte përjashtim edhe tek libri i E. Manda.
Kush është shkaku që pruri tsunamin etno-fetar ndaj banorëve të Thesproti/ Çamërisë dhe jo vetëm?. Kjo është pyetja që jep përgjigjet, përgjigje që as kanë qenë dhe as janë të gatshëm t’i japin ish padronët e masakrave të kryera dhe të sotçmit që vazhdojnë të mbulohen me jorganin e tyre, tashmë të çpuar, bërë pinadhë (shoshë). Pyetja përgjigjen e gjen të konsoliduar tek strategjia e “Megalloidesë”. Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se, në të vërtetë, urrejtja e kishës ortodokse ndaj banorëve të Thesprotisë është mbi 400 vjeçare. Ajo e ka fillesën në fillim të shekullit XVII, ku prifti metropolit i Larisës, Dionis Filozofi, në vitin 1611, sëbashku me mbështetësit e tij, në misionin e ngarkuar për përhapjen e besimit ortodoks, nisi fushatën e egër ndaj banorëve të Çamërisë, të cilët nuk pranonin konvertimin në besimin ortodoks. Për mosbindje banorët e atij rajoni ndëshkoheshin me djegien e tyre të gjallë në turrat e zjarrit. Fat të cilin, më në fund e provoi edhe vetë Dionisi, të cilin e kapën dhe e dogjën po të gjallë në Janinë. Dionisi me metodat ç’njerëzore që përdorte për të shtrirë helenizmin, jo vetëm dëmtoi rëndë vetë fenë ortodokse, por krijoi kushte lehtësuese për besimin fetar që predikohej nga perandoria osmane. Në dy tekste të asaj kohe, Dionis Filozofi tregohet “gjakatar, kriminel, i pamëshirshëm”. Në tekstin e Maksimit Dionis filozofi cilësohej “djall i pamëshirshëm, dinak, mashtrues, ujk”; ndërsa “Kronika Anonime” e quante “armiku i qënies njerëzore”. Kjo ndodhi dhe vazhdimi më pas me të ashtuquajturin shën Kozmai që veproi gjatë shekulli XVIII, predikues i ortodoksisë, një anti shqiptar i betuar, i zjarrtë kundër përdorimt të gjuhës shqipel. Fakte që flasin qartë se dhe mbas krijimit të shtetit grek, afro 200 vjet më pas, konfliktet dhe masakrat e kryera ndaj çamëve myslimanë, janë vepra ç’njerëzore të kishës ortodokse, duke përdorur “mashën-shtet”.
Të gjitha shpifjet, mashtrimet, akuzat e sajuara prej mësuesave grekë, nuk bazohen tek realiteti objektiv, por tek strategjia e parimeve bazë të politikës së jashtme greke e datës 25 mars1821 nga “megalloideistët”, ku u betuan që, “për lirinë e atdheut, do të flijonin në altarin e atdheut çdo gjë dhe vetë jetën e tyre”. Ky betim deri kaq është i drejtë, por sipas Jani Koletit, arkitekti i “Megalloidesë”, shtoi në fjalimin para asamblesë duke “vulosur” betimin: “Të bashkuar nga një frymë e vetme, të vëllazëruar me atë betim të shenjtë, të gjithë sa quheshim grekë fituam një pjesë nga qëllimi i tërë, dhe tani merremi me dallime të kota grekër dhe grekër të krishterë dhe të krishterë, ne, që duke pasur në njërën dorë flamurin e fesë dhe në tjetrën të lirisë, u munduam për shumë vjet për çlirimin e gjithë të krishterëve bashkëfetarë. Një betim të tillë bëmë ne pak më parë”.
Thelbi i atij betimi dhe parimet bazë të “Megalloidesë”, kuptohen qartë, synojnë që në vazhdimësi sa herë të mblidhen përfaqësuesit e kombit grek, të mblidhen për të vendosur jo më për fatin e populli të shtetit grek, por për të vendosur fatin e të gjithë kombit grek, duke kuptuar se kombi grek përfshin dhe përbëhet nga të gjithë besimtarët ortodoksë. Kjo strategji e kishës dhe e shtetit grek, duhet trajtuar sa herë të shkruhet, flitet, apo vendoset në lidhjet e marrëdhënieve dhe marrëveshjeve me shtetin grek. Ndërsa për qëndrimet me “çështjen e çamëve myslimanë të Epirit”, kjo strategji greke, është e detyrueshme të mbahet parasysh, ndryshe gjithçka që shkruhet, thuhet, analizohet, mbetet vetëm propagandë e brumosur dhe e pjekur në furrat e gënjeshtrave dhe shpifjeve të mashtruesve grekë, të njohur për ekzistencën e tyre, falë trillimeve dhe të pavërtetave.
*Vendi i ngjarjeve, kur hulumtohen ngjarjet, rëndësi parësore merr edhe njohja fizike e territorit, sigurisht kur është e mundshme një gjë e tillë, arrihet një gërshetim dhe konkretizim real në tregimin e ngjarjeve. Rëndësia e njohjes së vendit, arrihet nga përvoja personale, kur mbas 60 vjetësh i larguar, m’u krijua mundësia e vizitës në Çamëri. Atje u përballa me gjurmët historike parahomerike, me të cilat i njihja nga Iliada, Odisea, Homeri dhe tregimet e prindërve. Në fshatrat e gjithë Çamërisë pashë vandalizmat romako-bizantine, mbetjet në subjektet e kulturës otomane si dhe gjurmët e masakrave të pashembullta të genocidit grek. Fshatra të tëra të boshatisura, ndërtesat mbi 200 vjeçare të degraduara nga ndryshku kohor, si kundër dallohen qartë për stilin e veçantë të ndërtimit, pavarësisht nga thundrat e pushtuesve, mbeten objekte sfiduese ndaj tyre, tregojnë krahas respektit, nderimit dhe madhështisë së trashëgimisë kulturore thesproto-çame edhe akuzat për egërsinë etno-fetare të kishës dhe shtetit grek ndaj çamëve.
Nëse autorja e librit “Çamët myslimanë të Epirit”, do të kishte realizuar vizitën në atë krahinë, e cila i kishte dhe i ka të gjitha mundësitë pa u ndalur nga askush (nëse vërtet është greke, jo vetëm nga besimi ortodoks), gjatë studimit të çështjes që është përpjekur për të na e servirur, lexuesi do të njihej me nji shtjellim krejt tjetër të historisë së krahinës dhe banorëve si të fesë myslimane dhe ortodokse, por të së njëjtës “Farë”. Do dallohej qendrimi racist grek me sjellje të dyfishtë, ku të parët (çamët myslimanë) u vranë, u therën dhe u dëbuan dhunshëm; ndërsa të dytët (çamët ortodoksë) nuk pësuan sjelljet masakruese fizike, por kanë humbur dhe vazhdojnë të humbin të drejtat e tyre morale. Ata vazhdojnë të jenë gjatë mbi njëqind viteve nën trysninë e asimilimit, të diktatit ortodoks, me mohimin etnik, gjuhën, traditat, zakonet. Trysnitë u shtuan edhe si rrjedhojë e vendosjes së refugjatëve aziatikë, të cilët kanë ndikuar dhe ndikojnë fuqishëm në mbytjen e aspiratave për liritë etnike.
Ortodoksët turkë me praninë e tyre në shtetin grek, ndryshuan strukturën etnike të popullsisë greke të para 1923-s, ata përbëjnë shumicën dhe ndikojnë fuqishëm me predikimet e ortodoksisë, për “Megalloidhenë”. Autorja e librit nuk shkruan për “aziatikët”, që u bënë zotër të vendit, që shkatërruan pronat, që vilnin prodhimet, rrëmbenin pasuritë deri edhe shtëpitë e çamëve, pasi favorizoheshin nga mbrojtja dhe mbështetja e plotfuqishme e shtetit dhe e kishës greke. Ishin ata, refugjatët aziatikë që autorja na i servir me aq dhimshuri, keqardhje e dashuri se gjoja çamët paskan vrarë, shkatërruar fshatrat e grekëve!. Struktura e banorëve të Çamërisë, ashtu si dhe e Greqisë, u ndryshua me ardhjen e refugjatëve turko-ortodoksë. Veç të tjerash, edhe kjo autore na i trajton fshatrat dhe qytetet e atij rajoni si fshatra autoktone greke, kamuflim i qëllimshëm dhe i paramenduar për përhapjen e ortodoksisë, e cila rrit dhe shumon kombin grek me shtrije drejt ish hapësirave bizantine.kjo posgte te hiqet
II.- Koha e ngjarjeve është parim themelor ku mbështetet për të shkruar historinë e ngjarjeve. Përqëndrimi i studimit historik, shkencor nuk mund të jetë i izoluar, përkundrazi kërkohet të sigurojë shtrirje në kohë dhe hapësirë, ndryshe më e shumta të nxjerr jashtë loje, dmth, studimi historik apo shkencor do mbetet pa jetë, pa vlerë. Të ndërmerret një studim për tragjedinë, masakrënn greke, që cilësohet pa asnjë dyshim gjenocid ndaj një komuniteti autokton në tërësi, duke e shkëputur ngjarjen nga shkaqet e pasojës, nuk mund të konkludohet për të shkruar të vërtetat. Studimi po të ishte shtrirë edhe në kohë për trajtimin e ngjarjeve, nga viti 1821 dhe jo nga viti 1923, kur shkaqet e ngjarjes janë dhjetë dekada më përpara, do të
kishim arritje të saktë, të besueshme.
Duke vepruar me cungmin e kohës për kryerjen e studimit, lë të kuptohet që fajtori të mos jetë fajtor por i detyruar të veprojë ashtu pasi viktima nuk pranoi sulmet e parreshtura të diktaturës ortodokse bizantine. Ishte ky qëndrim i tyre, që ortodoksia greke i quajti të padëshirueshëm, “tradhëtarë” të kombit grek dhe së fundi e gjithë popullsia myslimane autoktone e zonës, deri edhe fëmijët që prisnin të vinin në jetë, u quajtën bashkëpunorë me pushtuesit. Si pasojë e shpifjeve filluan masakrat, dëbimet masive egërsisht të dhunshme.
Në studim, bëhen përpjekje për zbehjen e masakrave greke, duke sqaruar gjoja se shteti grek nuk e kishte atë qëllim, por e detyruan rrethanat e krijuara gjatë L2B.
Trajtimi i problemeve i shkëputur, nuk e sqaron ngjarjen, konkluzionet nuk i shërbejnë të sotmes, as të ardhmes. Po ashtu nuk shohim asnjë dritë për zbatimin në praktikë të rrëfimit, pendimit dhe kompensimit nga pala vrasëse, kritere dhe parime këto të predikueshme dhe shtylla ku mbështetet çdo besim, përfshi dhe kishën ortodokse. Por qendrimet e kësaj të fundit, janë tregues të vërtetë të racizmit grek si ndaj pakicave etnike dhe besimeve ndryshe nga ortoksia bizantine greke!.
III.- Ngjarja.
Lidhur me këtë kriter të historisë, nuk është vendi për ta trajtuar, por do të theksojmë disa sqarime të nevojshme, që shërbejnë në saktësimin e konkludimeve të bëra nga autorja. Ngjarja u krye, ndodhi, u bë dhe nuk zhbëhet.
*Rajoni i Çamërisë duhet trajtuar jo si i përfshirë në vitin 1913 në Greqi, por si i shkëputur padrejtësisht nga trungu, duke i kaluar Greqisë, rrjedhojë e influencave fetare dhe ruajtjes së ekuilibrave të Fuqive të Mëdha. Nëse ngjarja kthehet në çështje, ajo nuk mund të kategorizohet si teori, por vazhdon e mbetet një realitet, pavarësisht nga përpjekjet maksimale për censurim shkrimesh historike, fshehje, fshirje, mohim etnie, identiteti qofshin edhe për 50, 100 dhe më shumë vite, nga pushtetet e dy vendeve fqinje Greqi-Shqipëri.
*Konkluzioni i arritur nga autorja për “Çështjen Çame”, se gjoja në formën e saj të re, na paska fituar më tepër “natyrë ekonomike dhe ligjore”, është tepër naiv, i pasaktë, i pavërtetë, nëse tentohet për alternativë zgjidhjeje, gjetja është shumë foshnjore. Çështja, që na paraqitet në studim, primare nuk ka pronën, e cila do ta thjeshtonte problemin në masa subjektive të qeverive të ndryshme, duke kryer reforma agrare të ligjshme apo të paligjshme.
*Ngjarja makabre, masakrat greke të ushtruara ndaj asaj popullsie, radhazi për 190 vjet, nën petkun fetaro-etnik dhe përpjekjeve për vënien në zbatim të plotë të strategjisë së “Megalloidesë”, duke përdorur taktika të ndryshme në shrytëzim të situatave dhe kushteve kohore, janë shumë herë mbi ato ekonomike.
*Ngjarjet në Rajonin e Çamërisë, kërkojnë: rikthim në identitet të çamëve (myslimanë dhe ortodoksë) dhe të gjithë rajonit; të realizohet rrëfimi, pendimi dhe kompensimi i gjenocidit, kjo në vartësi të ndërgjegjësimit dhe përgjegjshmërisë së kishës dhe shtetit grek, ose në zbatim të vendimeve të mundshme të Gjykatës përkatëse Ndërkombëtare.
Mirë do ishte që studimi, siç pretendon ta quajë autorja, të përqëndrohej në trajtimin edhe të kësaj ane të “çështjes së çamëve myslimanë të Epirit.
IV.- Personazhet që ndikuan në ato masakra, janë të shumtë dhe të ndryshëm por të përshtatshëm me rrethanat nën dirigjimet e mjeshtrave të gënjeshtrave, shpifjeve, pabesive, mashtrimeve që favorizojnë zhvillimet shoqërore kohore. Personazhet më kryesorë, ku duhet të ushtrohet vemendja e punimeve historike, janë tek strategjitë afatgjata, politikat ekonomiko-sociale, ushtarake, idetë e aplikuara dhe të përdorura me sukses nga pala greke kundër çamëve myslimanë të Çamërisë (Çamëria është pjesë përbërëse e Epirit).
Nuk duhet hallakatur me personat fizikë që kryen masakrat, pasi ata mbeten gjithëmone lojtarë që zbatojnë taktikat e trainerëve për të realizuar objektivat strategjike, veç kësaj ata dhe bëmat e tyre janë bërë të njohura në shkrimet e shumta, të cilat gjenden edhe tek librat: “Masakrat në Çamëri”, botim i vitit 2009; “Amaneti çam”, botim i vitit 2011; “Njohuri historike për Thesproti-Çamërinë, botim i vitit 2014; “Realitete që vuvosin akuzat greke”, botim i vitit 2016; dhe botime të tjera, që shkruajnë të vërtetat e masakrave dhe arsyet e sotme të shtetit grek e tellallëve të tyre me qëndrimin “Çështja Çame” nuk ekziston.
Strategjia afatgjatë e shtetit grek qëndron në vendimet e marra të formuluara më 25 mars 1821 nga “megalloideistët”, ku u vendos strategjia e parimeve bazë të politikës së jashtme greke. E ritheksojmë dhe njëherë këtë strategji, për të krijuar bindje tek lexuesit se kjo është e vërteta e hidhur e cila i “detyron” dhe i shtyn kishën dhe shtetin grek, për të kryer veprime jonjerëzore ndaj të tjerëve me besim jo ortodoks: “Përfaqësuesit e kombit grek, mblidhen për të vendosur jo më për fatin e populli të shtetit grek, por për të vendosur fatin e të gjithë kombit grek, duke kuptuar se kombi grek përfshin dhe përbëhet nga të gjithë besimtarët ortodoksë”. Kusht për realizimin e strategjisë janë taktikat që formulohen mjeshtërisht në përshtatje me rrethanat gjeopolitike dhe shoqërore brenda dhe jashtë rajonit Ballkanik. Njihemi me disa nga taktikat specifike të përdorura për gati gjatë 200 viteve nga pala greke:
*Pabesia, është e kundërta e mbajtjes së fjalës dhe premtimit të dhënë. Mbajtja e fjalës, njihet si virtyt nga e gjithë bota. Kudo, shtetet, komunitetet, bisneset, marrëdhëniet mes njerëzve etj. nuk mund të funksionojnë normalisht, nëse mungon besimi i ndërsjelltë, nëse mungon bindja se njëra palë nuk do e mbaj fjalën e dhënë. Virtyti i besës për palën greke, është zevëndësuar me pabesinë, e cila ka nisur të aplikohet që në vitet e para të kryengritjeve që sollën pavarësinë e shtetit grek. Faktet historike tregojnë se marrëveshjet e lidhura me shtetin grek nuk kanë gjetur asnjëherë zbatim prej tyre. Kështu ndodhi me marrëveshjen e bërë mes kryengritësve grekë me suliotët dhe agallarët çamë, në luftë kundër armiqëve (rusëve e turqëve), sikundër dihen dhe shkeljet nga pala greke pas fitoreve të betejave dhe luftrave, duke filluar nga kryetari Mavrokordatos. Pabesia greke njihet, ajo vazhdoi edhe pas fitores së pavarësisë, si ajo e luftës së vitit 1854, për të ardhur tek veprimet e mos zbatimit të traktateve, konventave, marrëveshjeve të lidhura gjatë shekullit XX me ndërkombëtarët, ku mbi 12 të tilla janë vetëm për detyrimet greke ndaj banorëve të Çamërisë. Përmendim ato të vitit 1913 me shtetin osman për pasurit e patundshme të komuniteteve që kaluan nën shtetin grek; moszbatimi i vendimit të Komisionit Miks i datës 14 mars 1924, që myslimanët e Epirit me origjinë shqiptare, të përjashtoheshin nga shkëmbimi i popullsive dhe akte të tjera të pranuara e të nënëshkruara, por që nuk kanë gjetur zbatim prej shtetit grek.
Shqetësues është trajtimi në studim i argumentave për domosdoshmërinë e shpërnguljes së çamëve, kjo për faktin pasi autorja shtjellon pasojën dhe jo shkakun, megjithëse nuk i shmanget dot kokëfortësisë së fakteve. Sjell edhe aspekte të pakuptimta të palës greke kur këmbëngulet për kriterin e vendit të origjinës, duke i pranuar origjinën shqiptare çamëve nëse kanë prej ardhje nga prindër të lindur në shtetin shqiptar, kur dihej se çamët ishin banorë autoktonë, me etni jogreke që nga koha parahomerike. I pakuptimtë është deklarimi i herëpashershëm në libër se çamët myslimanë e dëshironin vetë shpërnguljen për në Turqi, pasi gjoja ndjeheshin më shumë turq se sa shqiptarë. Në vazhdim të librit, studimi mundohet të shfajësojë autoritetet greke, të cilat, sipas saj, kishin dhënë herë pas here gjithë garancitë për mos shpërnguljen e çamëve, kur dihen faktet, manovrimet dhe sjelljet e pista greke që përdornin për ti detyruar çamët që të largoheshin.
E kuptoj situatën e vështirë të autores, por nuk mund t’i jap të drejtë, pasi disa nga faktet e mëposhtëme tregojnë të kundërtën e shkrimeve në libër.
Përse ishte krijuar ajo situatë, ku kërkohej shpërngulje popullatash prej të dy shteteve Greqi-Turqi? Përse çamët të përfshiheshin në atë këmbim? Dihej se ishin në vendin e tyre, me etni, gjuhë dhe zakone shqiptare. Përgjigja nuk gjendet në studim, e cila duhej shtjelluar duke kritikuar ashpër të dy shtetet që ndanin njerëzimin në dy kampe, mbi baza fetare. Kjo ndarje e zbërthyer në traditën shqiptare, shpie si veprim ndarjen brenda familjeve të rajonit të Çamërisë, pasi shqiptarët bëjnë martesa, pavarësisht besimit fetar.
*Kur çamët ishin aq entuziatë, siç na trajtohet në studim, për të braktisur vendin dhe të shkonin në Turqi, cili ishte shkaku që paskan qëndruar tre muaj të ankoruar vaporët e Turqisë në portin e Gumenicës në pritje të tyre?
E qartë, çamët nuk donin të iknin, sepse ishin atdhetarë, ata nuk arrinin të perceptonin se besimet fetare vendosnin vendbanimet! Ky fakt më detyron t’ju kujtoj liderve botërorë se edhe llojet e pemëve kanë sinoret e tyre ku zhvillohen e shumohen!.
*Kur autoritetet greke paskan dhënë garancira për mos shpërnguljen e çamëve, pse e komplikonin çështjen e origjinës së tyre me kërkesën apo kushtin e vërtetimeve që duhej të ishin nga prindër të lindur në shtetin shqiptar, kur dihej se çamët ishin të asaj etnie dhe në vendin e tyre autokton?. Po ashtu dihej se nuk kishte shtet shqiptar para vitit 1913!.
*Shtjellimi nga historiania se banorët e rajonit ishin ndarë në dy rryma, ku njëra palë dëshironte të largohej dhe një pjesë e banorëve nuk dëshironin largimin, nuk ishte çështje dëshire. Të gjithë banorët e Çamërisë nuk e konceptonin idenë e largimit nga vendi i tyre autokton, nga pasurite dhe trashëgimia mijravjeçare.
a) Sqarojmë se banorët që diskutonin idenë e ikjes, kishin bindje se shteti dhe kisha greke, nuk do të ndaleshin duke kryer raprezalje ndaj çamëve të cilat kishin ndodhur në vazhdimësi që nga viti 1913, si rrjedhojë përpara situatave të krijuara “jetë apo vdekje” ata zgjidhnin largimin.
b) Banorët e tjerë që nuk donin largimin, shpresonin në ndryshimin e kursit të qeverive greke ndaj tyre. Shpresat ngjalleshin nga qendrimet e Ministrisë së Jashtme të Greqisë, e cila këshillonte dikasteret e tjera, administratat dhe xhandarmëritë lokale për të zbutur qendrimet ndaj çamëve thesprotë, mbasi këto të fundit në raportet që i dërgonin qendrës, gjatë viteve tridhjetë, i paraqisnin çamët “elementë” armiqësorë duke sugjeruar dhe kërkuar përndjekjen e tyre. Koha tregoi se edhe këshillat e Ministrisë së Jashtme të Greqisë, ishin demagogji, nuk ishin të vërteta, aspak të sinqerta, bëheshin për efekte diplomatike.
Mënyra zbutëse e shtjellimit nga historiania, të dëbimit të çamëve nga vendi i tyre, tregohet qartë si manovrim për të shpëtuar shtetin grek nga përgjegjësia e gjanocidit të kryer.
Autorja e zënë ngushtë, pranon vështirësitë ekonomiko-sociale të çamëve, si rrjedhojë e keqsjelljeve të qeverive të para dhe pas luftës, por fajson çamët për largimin, duke e cilësuar si dëshirë të tyre. Argumenti se disa çamë i kundërviheshin largimit, pasi gjoja ishin të mbrujtur me një frymë fanatike fetare, me traditat dhe zakonet e vjetra myslimane, që nuk i shikonin me sy të mirë reformat fetare të adoptuatara si në Turqi dhe Shqipëri drejt konsolidimit të shtetit laik dhe të çlirimit të grave nga izolimi i rreptë brenda hapësirave të shtëpive dhe heqjen e ferexheve. Edhe këtu autorja bie pre e shpufjeve ku çamët dalin më fetarë se sa turqit apo osmanllinjtë. Kuptohet qëllimi që gjithçka të kurdiset kundër çamëve, por sado shpifje të thurren, ato zhvleftësohen po nga vetë autorja, e cila në tekst deklaron se banorët e Çamërisë ishin agallarë dhe se punët e tyre në bujqësi, ndërtim etj. i kryenin të krishterët (ortodoksët periferikë me kombësi greke). Del qartë arësyeja pse çamët nuk kishin nevojë për të nxjerrë gratë apo fëmijët në punë të rënda, të vështira, pasi ato punë në zonë, u tha kryheshin nga argatët e kombësisë greke.
E vërteta që cilësohet nga autorja, lidhur ne reformat fetare për konsolidimin në shtet laik të Turqisë dhe Shqipërisë, duhej të thuhej edhe për shtetin grek, i cili nuk e realizon dot atë reformë, por mbetet në statu-quonë e një shteti që udhëhiqet jo nga parimet demokratiket, por vazhdon të mbetet nën diktatin e kishës ortodokse, e mbështetur në strategjinë e kombësisë greke me të qënurit ortodoksë dhe më e pakuptimtja marrja e atributit si udhëheqësja dhe zotëruesja e besimit ortodoks botëror.
Studjues i trevës së Çamërisë. Fahri Dahri.