Sa njerëz kanë jetuar në tokë? Kjo është një prej pyetje që kuriozon shpesh njerëzit. “Population Reference Bureau” ka bërë një vlerësim të përditësuar lidhur me numrin e njerëzve që kanë jetuar në Tokë.
Për herë të parë ky vlerësim u bë prej tyre në vitin 1995 dhe u përditësua më pas në vitet 2002, 2011, 2018 dhe 2020.
Homo sapiensi “modern” sipas këtij vlerësimi eci për herë të parë në Tokë rreth 50,000 vjet më parë. Që nga ajo kohë, më shumë se 108 miliardë anëtarë të species njerëzore kanë jetuar në Tokë.
Bazuar në vlerësimin më të fundit të “PRB”-së deri në vitin 2019 popullsia aktuale globale është rreth 7.5 miliardë, duke shënuar kështu 7.5% të të gjithë njerëzve që kanë shkelur sipërfaqen e Tokës.
“PRB” vlerëson se deri në vitin 2050 rreth 113 miliardë njerëz do të kenë jetuar në Tokë.
Çdo vlerësim i numrit të përgjithshëm të njerëzve që kanë jetuar në Tokë, sipas studimit varet në thelb nga dy faktorë: Gjatësia e kohës që njerëzit mendohet të kenë qenë në Tokë dhe madhësia mesatare e popullsisë njerëzore në periudha të ndryshme.