Koleksioni i rrallë i fotove  (kartolinave) me ngjyra nga qytete të ndryshme të Shqipërisë së periudhës 1914-1918, si Shkodra, Tirana, Vlora, Durrësi, Kruja, etj.

Studiuesi dhe albanologu i njohur Robert Elsie ka publikuar një album fotografish të Shqipërisë së viteve 1914-1918. E veçanta është se ato janë përpunuar duke u sjellë me ngjyra, duke u bërë si kartolina në ato vite nga shtypshkronja gjermane “Purger & Co” me seli në Mynih, aktive në vitet 1899-1920.

Ajo u bë e njohur për kartolina të hershme me ngjyra të shumë vendeve të Evropës dhe të Mesdheut, përfshirë edhe Shqipërinë. Kartolinat u shtypën me anë të një procesi homolitografik me tri ngjyra dhe ishin të numëruara, gjë që na ndihmon të caktojmë datat e tyre përafërsisht. Ky koleksion kartolinash të hershme të Shqipërisë, sigurisht jo i plotë, vjen nga vitet 1914-1918. “I jemi mirënjohës mikut të vjetër të Shqipërisë, z. Johen Blanken nga Hamburgu për dhënien në dispozicion të këtij koleksioni,” shkruan Elsie.

Durres 2
Durres 3
Durres
kalaja Shkoder
Kruje
Pazari Shkoder
Shkoder 6
Shkodra 2
Shkodra 3
Shkodra 4
Shkodra 5
Shkodra

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here