Gjatë studimeve postdoktorale në Universitetin e Padovës (Università degli Studi di Padova), në vitin akademik 1986/1987, i shoqëruar për një muaj nga Akademik Musa A. Haxhiu, i cili bëri kërkime për studentët e mjekësisë dhe mjekët arbër në universitetin e përmendur. Në atë kohë, me ndihmën e kolegëve nga universiteti dhe institutet, ne zbuluam një varg të gjatë studentësh të diplomuar me diplomë universiteti, madje edhe me titullin doktor i shkencave.
Në këtë varg të gjatë përmendet edhe Elena Lucrezia Piscopia (1646-1684), doktoresha e parë grua në botë (25 qershopr 1678). Disa studiues seriozë kanë shprehur mendimin për origjinën e saj arbërore. Në përbërje të komisionit për mbrojtje të disertacionit nga lëmi i filozofisë ishte gjithashtu një filozof i madh arbëror, profesor në Universitetin e Padovës.
Foto e vitit 1987: Elena Lucrezia Piscopia, Pallati Bo (Palazzo Bo) i Universitetit të Padovës!
Marrë nga Jahja Drancolli, profili në FaceBook. /InforCulture.info