Lindi në Ninat, një fshat në jug të Shqipërisë, në krahinën e Çamërisë. Përfundon medresenë në Stamboll dhe Sorbonën në Paris, Francë, për shkenca të natyrës.


Drejton si Rektor, universitetin e parë të hapur në qytetin e Stambollit, ku jep dhe disa lëndë. Matematicien, astronom, filozof, shkroi gjatë jetës së tij disa vepra të rëndësishme shkencore në astronomi dhe psikologji. Tahsini shkruajti të parin traktat psikologjie në osmanisht të titulluar Psikologjia ose Shkenca e Shpirtit, një vepër e frymëzuar nga modernizmi. Shkruajti gjithashtu të parin libër për astronominë moderne, duke qenë edhe libri i parë i shkencës popullore në osmanisht.
E largojnë nga universiteti i Stambollit dhe nuk i lejojnë më mësimdhënien. Bashkëpunëtor me rilindasin tjetër S. Frashëri me të cilin u përpoq të krijonte dhe një alfabet shqip. Vdiq në 3 korrik 1881 në Stamboll.

Foto 1: Hasan Tahsini.


Foto 2/3: Pjesë nga libri “Bazat e kozmografisë” e Hasan Tahsinit. /Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here