Nga: Anna Hida, Romë
“Është jashtë çdo dyshimi që Maqedonasit flsnin një gjuhë të ndryshme nga Grekët. Curcio, ( Autor i Aleksandrit të madh) ndërrmarrjet heroike të Aleksandrit i shpjegon kështu : “Mbreti shikon Filotasin dhe i thotë: Maqedonasit duhet t’ju gjykojnë, prandaj po të pyes, nëse me ata përdorni gjuhën kombëtare. Atëherë Filota ju përgjigj: Në Ushtri përveçse Maqedonasve janë shumë të tjerë , të cilët kuptojnë më lehtë atë që do të them, nëse unë do të përdor të njëjtën gjuhë me të cilën keni shërbyer ( e kam fjalën për gjuhën greke) .“Po përdo gjuhën Greke sepse në ushtrinë Maqedonase kam edhe ushtarë që nuk e flasin këtë gjuhë prandaj po flas Greqishten , por pak më poshtë përsëri Aleksandri e qorton! Kujdes sepse pastaj do biesh nën gjykimin e Maqedonasve sepse ti flet edhe Maqedonisht dhe kjotregohet, më poshtë”Në vend tjetër i njëjti Curzio thotë që Aleksandri qorton Filatin sepse ai, edhe pse ishte i lindur Maqedonas, burrat e gjuhës së tijë i dëgjonte me përkthyes. Plutarku në fillimet e jetës së Aleksandrit thotë që lindi në ditën e gjashtë të Ecatombeonit ( ishte muaji i parë i kalendarit Atik dhe Kalendarit Jon, i cili binte mes muajit korrik dhe gusht të sotëm . Quhet Hekatombik nga flijimi i 100 lopëve në nder të Apollonit në ditën e shtatë) të cilët Maqedonasit e quanin Loon . Në jetën e Aleksandrit Plutarku duke folur për Clitin dhe për faktet e tij thotë që Aleksandri u ngrit ( kërceu) dhe u foli në gjuhën Maqedonase , Armëtarëve ( kjo kur kishte shenja trazirash).“Nuk ka nevojë për komente Aleksandri fliste gjuhën Maqedonasve pra gjuhën e Ilirëve, Epiriotëve , sepse ai me Armëtarët foli në gjuhën e nënës dhe të kombit!Edhe Epiri kishte gjuhë të ndryshme nga Grekët “. Plutarku në fillimet e jetës së Pirros thotë kështu: Në Epir Akili pati nderet Hyjnore. Në gjuhën kombëtare u quajt Aspet ( A i shpejtë) por gjuha Epiriote ishte e njëjtë me atë Maqedone. Straboboni këtë e bën më të qartë me anë të dëshmisë së tij! “Disa thërrasin Maqedoninë deri në Korfuz duke treguar arsyen sepse :që të gjithë kanë të njëjtën prerje flokësh, flasin të njëjtën gjuhë, përdorin Klamiden ( ishte në antikitetin e vjetër një mantel i shkurtër dhe i lehtë i zbukuruar me ar , përdorej nga udhëtarët por në veçanti për të kalëruar) e shumë gjëra të përbashkëta por dhe disa prej tyre janë dygjuhësh.Nga ky pasazh i Strabonit shihet që Ilirët përdornin ( kishin ) të njëjtën gjuhë me Maqedonasit dhe Epiriotët . Duke qenë në mes të Maqedonisë dhe Epirit e duke folur në mënyrë universale të njëjtën gjuhë nuk ka vend për pyetje a flisnin një gjuhë tjetër?As duhet të pyesim pse disa ishin dy gjuhësh sepse ajo që kuptohet është se ata flsnin gjuhën amtare por dhe Greken ashtu siç flasin sot në disa vende të Epirit.Prandaj Maqedonët , Ilirët , Epiriotët, flisnin të njëjtën gjuhë që ishte e ndryshme nga Greqishtja , ishin të ngjashëm në mes tyre,nuk duhet as të vëmë në dyshim që shqiptarët e sotëm të jenë autoktonët e vendeve që janë dhe të jenë pasaardhësit e atyre trimave dhe Kombeve të ndritura.Është e vërtetë dhe bëhet akoma më e qartë po të shihen disa nga traditat e vjetra për të cilat flet Historia, dhe të gjitha këto ishin në fuqi (përdoreshin) edhe në kohën e Gentit. Këta ishin ndrysh nga Grekët, sepse njëlloj i prisnin flokët, përdornin Klamiden 1), në mbledhjet publike shkonin të armatosur, 2) me astat bënin shenjë aprovimi o mos aprovimi, në këto mbledhje, në festat e tyre zgjidhnin talentet ( masa matjet), ortakët me të cilët bënin martesat. Kur martoheshin prisnin një bukë në dysh me shpatë dhe jua jepnin t’a hanin nuses e dhëndërrit. Të tilla tradita përdoren edhe sot pranë këtyre njerëzve.Gjuha shqipe e sotme është ajo që flisnin Maqedonët , Ilirët dhe Epiriotët dhe është shumë e arsyeshme të besohet që dhe me kalimin e kohëve ka pësuar ndonjë ndryshim siç e ka pasur edhe Greqishtja ndonjë ndryshim. Nga Arta deri në Shkodër flitet shqip në mënyrë uniforme që edhe pse janë larg nga njëra -tjetra përjashton çdo pretendim të një gjuhe të ndryshme……Shpesh herë akuzohemi që jemi ne shqiptarër që krijojmë këto gjëra që jemi nacionalistë, që jemi fashistë që imagjinojmë gjëra të pandodhura, etj. etj, po si do i përgjigjemi sot, Curzios, Plutarkut, Strabonit? Do na thoshte o budallenj kemi shkruar për ju dhe ju heshtni, nuk pranoni kur të tjerët u thonë popull trim dhe i ndritur. Me këtë nuk dua të akuzoj asnjeri, por duhet të jemi krenarë që ishim popull i lirë se dhe pse me pushtime e coptime, shqipja flitet akoma në të gjithë kufinjtë ku para 220 vjetësh është shkruar ky libër nga A. Masci, dhe historinë tonë nuk e trasformojnë ca burrecë që përpiqen me çdo kusht të na thonë se jeni ardhacakë… Në shkrimet e tjera do sjellim vazhdimin e këtij libri me shumë vlera për historinë e popullit tonë që akoma ruhet senduqeve të Europës!Përktheu dhe shkroj : Anna HidaKonsultues Mr.sc. Murat Ajvazi