Lartësia mesatare e relievit shqiptar është 708 metra, ose dy herë më e lartë se mesatarja e Evropës.
Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).
Relievi i Shqipërisë është kryesisht malor.
Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, përgjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçës, mbi 800 metra mbi nivelin e detit.
Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike) 1 – Alpet shqiptare 2 – Krahina malore qendrore 3 – Krahina malore jugore 4 – Ultësira bregdetare.