Parku Kombëtar i Yellowstone shtrihet në një sipërfaqe prej 8805 kilometra katrorë, nga Uajoming në Montana, por një pjesë e vogël e tij ndodhet në Idaho dhe njihet si “Zona e vdekjes”.

Në këtë zonë ka një boshllëk ligjor në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që teorikisht, lejon një person që të mos dënohet për çfarëdo krimi të kryer, përfshirë vrasjen.

Teknikaliteti që të shpëton nga ndëshkimi vjen si pasojë e Amendamentit të Gjashtë, që thotë se çdo person i akuzuar për një krim, ka të drejtën e një jurie të thirrur nga shteti dhe distrikti ku është kryer krimi. Por, “Zona e vdekjes” ndodhet në një distrikt ku nuk ka asnjë banor dhe çdo veprim kriminal i kryer aty, teknikisht nuk mund të dënohet nga gjykata.

Shumë persona i kanë bërë peticion Kongresit që të gjejë zgjidhje për këtë boshllëk, duke ia kaluar Uajomingut zonën ku nuk të kap ligji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here