Sulejman Mato

Shkretëtira e Gobit shtrihet midis Kinës dhe Mongolisë. Legjendat dhe rrëfimet popullore kineze tregojnë për një epokë shumë të largët, që atje ku sot është shkretëtirë dikur ka qenë det, deti i Gobit. Në të cilin ndodhej një ishull i banuar nga njerëz të bardhë, me flokë të verdhë dhe sy të kaltër. Dhe se ky popull antik erdhi nga qielli, zbriti nga “Ylli i Bardhë”. Ylli i Bardhë quhej prej indianëve dhe tibetianëve planeti Venus. Ishullorët bënë lidhje me tokësorët përmes galerive nënujore. Mund të tingëllojë si fantashkencë, po të mos vërehej në disa harta të gjetura në shpellat e Bohistanit qielli i afro 13000 vjetëve më parë, së bashku me disa linja misterioze që lidhin Tokën me planetin Venus. I pari që hodhi këtë tezë ishte një eksplorues rus, më pas një kolonel anglez i cili mendonte se poshtë shtresës së qytetit Uhgur ekzistonte një shtresë tjetër e një qyteti edhe më të lashtë, të paktën 15000-19000 vite më parë. Sipas një legjende këtu gjendej kryeqyteti i mbretërisë Giani, e vitit 200.
Nga galeritë që dilnin prej ishullit dhe shkonin në tokën kontinentale janë gjetur hyrje të zbuluara nga speleologë. Megjithatë shembjet që kanë ndodhur në hyrjet e tyre janë gjetur shenja që tregojnë se këto galeri kanë ekzistuar. Në disa prej këtyre galerive janë zbuluar objekte qeramike dhe qelqi, ku secila prej tyre përmban nga një pikë merkur. Objekte të ngjashme janë gjetur dhe në varret e zbuluara në Uzbekistan. Sipas shkrimeve të lashta, mërkuri, ky metal i lëngët, shërbente për ndezje flakësh të makinave të lashta fluturuese që përshkruhen në tekstet e Ramayanas së Mahabharatas dhe që mendohet që ndodhen edhe sot në shpellat e Aghartit. Në këtë tekst të lashtë indian thuhet “me zhurmën e madhe të zbritjes nga lartësi shumë të mëdha… U shfaq karroca e Bijve të Zjarrit…Zotërinjve që erdhën nga ylli i shndritshëm. Anija u ndal mbi Ishullin e bardhë të Detit të Gobit”.
Në vitin 1978, gjatë gërmimeve të bëra në zonën e shkretëtirës kineze të Takla Makan, pikërisht në zonën e Uighurit, u gjetën mijëra mumje të ruajtura në gjendje të mirë, edhe për shkak të klimës së thatë të shkretëtirës që u ka krijuar kufomave një mumifikim natyror. Ato janë katërmijë vjeçare. Tiparet fizike të këtyre mumjeve nuk kanë tipare kineze dhe nuk janë të racës mongoloide. Mumjet kishin lëkurë të bardhë, flokë biondë, ose të kuq, gjatësia e tyre ishte nga 170- 180 metra. Mumjet ishin të veshura me veshje të mëndafshta, me çizme ose këpucë dhe me flokët gërshetë, ashtu si i mbanin dikur keltasit e moçëm.
Sipas arkeologëve kjo racë e kishte prejardhjen nga Europa.
Në vitin 2005 ndodhi një zbulim tjetër i çuditshëm në Xiaohe, në pjesën perëndimore të liqenit Lop Nor. Ku u zbuluan ekzistencën e një kodrine me kolona të çuditshme sipër varreve. Nga 300 të varrosurit 100 prej tyre ishin në kushte të mira. Arkivolet kishin formën e varkës, në këtë vend u zbuluan trupa fëmijësh, grash dhe burrash në gjendje të mbajtura shumë më mirë se mumiet e Egjyptit.
Mollëzat ishin tipike të racës kaukaziane, një gjë që të çudit, ishte lëkura e cila ishte e mbuluar me cipën e hollë e ngjashme me lëngun qumështor.,ndoshta për t’u ruajtur nga kalbëzimi. Lëngu qumështor e ka origjinën në Amerikën e Jugut, nuk dihet si ka ardhur në shkretëtirën e Gobit. U bënë analizat e karbonit dhe rezultoi që mumiet i përkisnin viteve 1800 para Krishtit.
Ajo që e bën më të bindshme ekzistencën e jetesës në këtë ishull të gjendur nën shkretëtirë, janë dhe pamjet e marra nga sateliti Landsat, ku vihen re xhepa uji dhe lumenj sot janë tharë. Po t’u referohemi legjendave të kësaj toke. Ka një legjendë që tregon se si një gjeneral legjendar i quajtur Ban Chao kishte aftësi të ecte në qiell dhe të lëshonte rrufe të gjelbra. “Ky gjeneral është varrosur pranë njeriut të Nefritit”, në shkretëtirën Takla Makan. Një prej shkretëtirave më misterioze dhe të mbushura me legjenda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here