Të gjithë e njohin këngën e betejës kundër Hajredin Pashës, por cila është historia e vërtetë që qëndron pas saj ?
Çfarë ndodhi në Gjoricë në vitin 1844 ?
Si u organizuan dibranët dhe kush ishin krerët kryesore të saj ?
Të pathënat, dokumentat, rrëfimet e një beteje të ruajtur në këngë…
Programi “Gjurmë Shqiptare” përfshin një audience të të gjitha moshave. Përfshirja e temave historike, zbulimi i zonave të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, promovimi i pjesëve të fjetura, shpalosja e kulturës, trashëgimisë, ndërthurur me të sotmen bën që audienca e përthithur të jetë e konsiderueshme dhe gjithëpërfshirëse. Një pjesë e temave historike apo edhe e zonave që trajtohen në Gjurmë Shqiptare nuk njihen ose janë trajtuar përciptazi në historiografinë shqiptare.