Individ apo grup individësh, të papërgjegjshëm dhe të pa autorizuar, ilegal masakrojnë Nekropolen e vjetër në Bukuroc të Preshevës
Shkruan :
Xhemaledin SALIHU
Të premtën, më 20 prill 2017 na erdhi lajmi se në Bukuroc të Preshevës, individ apo grup individësh të papërgjegjshëm, illegal dhe të pa autorizuar kanë hulumtuar dhe gërmuar në Nekropolen e vjetër në Bukuroc të Preshevës, e cila gjendet në jug të Bukurocës, ndërmjet Zhunicës dhe Bukurocës, në arën e ish-pronarit Durgut Krashnica, tashti pronar është Dila i Rahovicës, me ç’rast kanë masakruar dhe dëmtuar Vorrezat e vjetra antike, sipas Rexhep Kadriut, Agës Rexhë, arkeolog amator nga Lluçani, janë antike, të shekullit II,III,Iv të epokës sonë. Me këtë rast, jo vetëm që kanë masakruar Vorrezat e vjetra, të pasanikëve të asaj kohe, sipas Rexhep Kadriut, por kanë “lavruar” edhe arën e Dilës së Rahovicës. Individi apo grup individësh nuk kanë pasur të drejtë të hulumtojnë dhe gërmojnë në këtë Nekropole Antike, sepse ajo është e mbrojtur me ligj nga Enti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore dhe historike, e drejt vetëm e Enteve, Institucioneve përkatëse dhe profesionale, por gjithësesi me leje të Ministrisë së Kulturës në Beograd. Kohëve të fundit, edhepse ka reaguar Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, trashëgimia kulturore dhe ajo natyrore, sidomos ajo ilire-shqiptare, po masakrohet dhe po dëmtohët nga individ të papërgjegjshëm, nga dora e njeriut, pos nga natyra. Në këtë drejtim nuk po kujdeset edhe Enti për Mbrojtjen e Monumenteve kulturore dhe historike në Nish,iI cili ka për detyrë të reagoj dhe ndjek këta individ illegal, të cilët kanë një librezë të amatorëvë arkeologë, por qe nuk ia siguron gërmimin në vlera të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, pos me leje të Ministrisë së kulturës në Beograd. Pra, në komunën e Preshevës janë rrezikuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, sidomos ato vlera qe kanë të bëjnë me të kaluarën e Shqiptarëve në këtë trevë, të pasur më vlera të tilla. Kjo po ndodh 2 ditë, pas 18 prillit, ditë e cila është shpallur Ditë Ndërkombëtare e Monu menteve të Kulturës dhe Siteve Arkeologjike nga organizatat e trashëgimisë botërore. Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, gjegjësisht kryetari i saj, në intervistën e dhënë në TV Aldi, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Monumenteve kulturore dhe historike, shprehu keqardhjen për këto ndodhi makabre të dëmtimit të vlerave kulturore e historike dhe apeloj që qytetarët e komunës së Preshevës, të kujdesen dhe të mbrojnë këto vlera të trashëgimisë kulturore e natyrore, të dëmtuara nga dora e njeriut.Këto vlera janë tonat ilire-shqiptare dhe duhet të ruhen si sytë e ballit, sepse nëpërmjet këtyre vlerave dëshmojnë autoktoninë tonë në këto troje. Në komunën e Preshevës pati shumë raste të tilla, në ndërtimin e godinës së Intershpedit, të Pompës së Benzimës te Autoudha, në të majtë, duke shkuar për Kumanovë, u dëmtua, poashtu Nekropola e vjetër dhe ato mund të shihen me sy, kanë dalur përskaj rrugës skeletet e të vdekurëve. Pati raste edhe të tjera, por po e përmendim rastin e rindërtimit, meremetimit të Xhamisë së vjetër në Rahovicë, kur gjatë lyerjes janë fshirë dy mbishkrime: ajete kuranore apo hadithe në gjuhën shqipe gjatë punëve në xhami. Në reagimin e kryetarit të Shoqatës, Xhemaledin Salihut, te kryetari i Bashkësisë lokale të Rahovicës, mori përgjigjen, se nëse sigurohen mjetet e prish krejt xhaminë dhe ndërton një të re. Bile, në reagimin e kryetarit, se ato mbishkrime dëshmojnë autoktoninë e xhamisë shqiptare, përgjigja ishte e ndërtojmë tjetrën. Poashtu kryetari i Shoqatës për Trashëgimi reagoi edhe te kryetari i Bashkësisë islamë në Preshevë,Z. Fikret Limani, i cili në përgjigjen e tij, tha se nuk po pyeten ata, bile tha ka filluar ndërtimi i xhamisë së re në Zhunicë, ndërsa u prish ajo e vjetra, pa pyetur dhe pa marrë leje nga Bashkësia islame, edhe në ndërhyrjen time se Bashkësia është përgjegjëse e xhamive. Rastin e masakrimit dhe dëmtimin e Vorrezave të vjetra në Bukuroc të Preshevës do ta paraqesim në Polici dhe do ta njoftojmë edhe Entin për Mbrojtjen e Monumenteve kulturore dhe historike në Nish. At ditë në teren dolën kryetari i Shoqatës për Trashëgimi, anëtari i Këshillit drejtues, Rexhep Kadriu dhe fotografisti Bardh Mehmeti, të cilët në vendin e ngjarjes me sy e me fotografi u vërtetuan se Nokropola antike është dëmtuar, në mënyrë ilegale nga individë të papërgjegjshëm, të cilët kanë kërkuar levërdi material, ari apo monedha të asaj kohe. ANDAJ, SHOQATA PËR TRASHËGIMI KULTURORE DHE NATYRORE APELON TE QYTETARËT E KOMUNËS SË PRESHEVËS, BUJANOCIT DHE MEDVEGJËS, NË RASTE TË TILLA, TË LAJMËROJNË SHOQATËN, POLICINË APO ENTIN PËR MBROJTJEN E MONUMENTEVE NË NISH. SHOQATA PËR TRASHËGIMI, PËR T’I MBROJTUR DHE RUAJTUR VLERAT KULTURORE DHE NATYRORE, PLANIFIKON QE NË TË GJITHA VENDET ARKEOLOGJIKE, MONUMENTET KULTURORE, HISTORIKE DHE NATYRORE TË VEJ TABELA KUJDESJEJE DHE APELI QË KËTO VLERA MOS TË MASAKROHEN DHE DËMTOHEN. KOHA DHE NATYRA, PA MËSHIRSHËM PO DËMTON VLERAT E TRASHËGIMISË KULTURORE DHE NATYRORE, POR SHOQATA APELON TE QYTETARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS, BILE DORA E NJERIUT MOS T’I DËMTOJ ATO. Albumi me fotografi ju argumenton masakrimin dhe dëmtimin e Nekropoles antike.