Shumë kulte mistike, shumë shoqata politike dhe organizata fetare akuzohen se e sundojnë botën.

Shoqëritë sekrete janë grupe të njerëzve që mblidhen për të arritur qëllimet apo interesat e përbashkëta. Ritualet e tyre me shekuj intrigojnë njerëzit në mbarë botën. Edhe pse janë themeluar me qëllime relativisht realiste – politike apo fetare – insistimi i tyre në mistikë dhe fshehtësia i ka bërë të jenë subjekte të kritikave të panumërta dhe teorive të konspiracionit. Telegrafi ju sjellë listën e organizatave që cilësohen si më sekretet dhe më me ndikim në botë.

1. Grupi Bilderberg

Grupi Bilderberg nuk është shoqëri e fshehtë – sipas definicionit – por vepron nën vellon të fshehtësisë, për çka është subjekt i teorive të ndryshme konspirative. Grupi u themelua në vitin 1954 dhe që atëherë anëtarët mblidhen për çdo vit në një konferencë speciale. Aty shkojnë liderët e botës, bankierët, ekonomistët dhe manjatët e mediave.

Shoqëria është themeluar nga personat e shqetësuar nga përhapja e ndjenjave antiamerikane pas Luftës së Dytë Botërore, por gjatë viteve thonë se punojnë për mirëkuptimin e ndërsjellë mes kulturave të ndryshme. Në konferencat e tyre nuk lejohen mediat, as nuk lëshohen deklaratat për shtyp, ndërsa vendtakimi është plot me roje të armatosura – madje i mbushur edhe me aeroplanë luftarakë – për çka hasin në kritika të ashpra.

2. Iluminatët

Illuminatët janë shoqëria më e njohur sekrete në histori, që u themelua më 1 maj 1776 në Gjermani, me qëllimin për të kundërshtuar besëtytnitë, paragjykimet, ndikimet fetare në jetën publike, abuzimin e pushtetit, por edhe mbështetjen për arsimim të femrave dhe barazi gjinore.

Që nga themelimi i shoqatës thonë se iluminatët kanë shkaktuar fatkeqësi dhe kriza ekonomike. Ata cilësohen se janë shkaktarët e Revolucionit Francez.

Zyrtarisht u shpërbënë më 1785. Nuk ka dëshmi që ekzistojnë sot, por kjo “shuarje” i bënë edhe më misteriozë. Për ta thuhet se kontrollojnë ngjarjet botërore me qëllim të krijimit të një rendi të ri botëror. Teoricienët konspirativë thonë se shumë njerëz të rëndësishëm u përkasin atyre, përfshirë edhe presidentët amerikanë.

Sipas teorive në këtë organizatë ka edhe shqiptarë, që nga kohët e lashta e deri më sot…

Fjala bie në listë është Henry Kissinger, Paul Krugman, Giulio Andreotti apo Martti Ahtisaari.

Ndërkohë nga shqiptarët, në listë është Leka, Princi i Kurorës.

3. Shoqëria Thule

Për shumë organizata të fshehta dyshohet se kanë qëllime të këqija, por këtë Shoqëria Thule ashiqare e dëshmoi.

E themeluar në Munih në vitin 1918, merrej me okultizëm, ndërsa shpejtë transformohen në një organizatë që ka promovuar ideologjinë e racës ariane me qëndrime raciste ndaj hebrenjve dhe popujve të tjerë.

Në vitin 1919 themeluan një organizatë politike të quajtur Partia e Punëtorëve të Gjermanisë, anëtar i së cilës u bë edhe Adolf Hitleri. Anëtarët e Shoqërisë besonin se gjermanët vijnë nga super-raca e Atlantidës, se Hitleri është shpëtimtar i shumëpritur, ndërsa sugjeruan svastikën si simbol dhe përshëndetjen “Sieg Heil” (për njeriun e mirë).

4. Asasinët

Asasinët (të varurit nga hashashi), ishin grup misterioz i vrasësve myslimanë të cilët kanë vepruar në Lindjen e Mesme gjatë shekullit XIII. Ajo u themelua nga myslimanët shiitë për të krijuar një shtet utopik shiit. Përdorën taktikat guerile kundër armikut, përfshirë spiunazhin, sabotimet dhe vrasjet politike.

Sipas legjendave, para vrasjes ata do të merrnin hashash, ndërsa udhëheqësit e armikut shpesh zgjoheshin në shtrat me një thikë në jastëk dhe me mesazhin për ekzekutim. Ata kishin një kala të pamposhtur në Iran – Alamutin. Rendin aty e themeloi më 1090 Hasan al Sabah. Kalaja u shkatërrua nga Mongolët më 1256.

5. Masonët

Një nga organizatat më me ndikim në botë ka rreth gjashtë milionë anëtarë. Kjo shoqëri e fshehtë u themelua më 1717, por dokumentet në lidhje me ekzistencën e tyre datojnë që në shekullin XIV. Shoqëria e Masonëve u formua si një vëllazëri e njerëzve të të njëjtave ide filozofike, përfshirë besimin në një qenie supreme.

Çdo anëtar i ri ka për të kaluar nëpër tri shkallë të ndryshme, para se të shkojë te mjeshtri. Anëtarët kanë rregulla të veçanta për përshëndetje reciproke, përfshirë shtrëngimin e duarve, gjeste dhe kode të ndryshme. Masonë ishin Gëte, Ataturku, George Washingtoni…

6. Rendi i Tempullarëve Orientalë (OTO)

Iniciatori shpirtëror i këtij rendi, kimisti Carl Kellner, ishte i interesuar në masoneri dhe në mistikën lindore. Praktika e tyre është e lidhur me mësimet okulte. OTO u themelua në fillim të shekullit të XX, ndërsa thuhet se ka rreth tremijë anëtarë, gjysma e të cilëve në SHBA. Udhëhiqet nga sistemi i tyre fetar, Ligji Thelema, i cili thotë se gjithçka që bëhet – bëhet nga dashuria. Ritualet përfshijnë thirrjet e perëndive egjiptiane, djajtë, ritualet me murgesha të zhveshura… Veprimet e tjera bizare përfshijnë adhurimin e organit seksual mashkullor dhe “magjinë” e masturbimit.

7. Kalorësit Tempullarë

Kalorësit Tempullarë ishin një nga rendet e para më të njohura të ushtarëve të krishterë të Evropës, misioni i të cilëve ishte të përhapin besimet e tyre fetare. Rendi lindi më 1118, ndërsa shërbimet ia ofronin mbretit Baldwin i II-të të Jerusalemit. Ata ishin betuar se do ta mbrojnë qytetin kundër të gjithë armiqve. Pas rënies së Akrës, më 1291, kthehen në Evropë, ndërsa shkatërrohen përfundimisht në shekulli XIV nga mbreti i Francës.

9. Ku Klux Klan

Organizata raciste amerikane, e njohur për dhunën e saj ekstreme, në kulmin e fuqisë përbëhej prej rreth katër milionë anëtarëve. Edhe sot është shumë aktuale, por vepron në fshehtësi. Ata avokojnë superioritetin e racës së bardhë, antisemitizmin, racizmin, antikomunizmin dhe homofobinë. Në historinë e saj kanë bërë kryer vrasje të zezakëve dhe shumë djegie e shkatërrime, ndërsa thonë se është e pashmangshme lufta racore. Anëtarësia është zvogëluar në mënyrë drastike gjatë Luftës së Dytë Botërore, për shkak të përfshirjes së anëtarëve të shquar të organizatës në krime të ndryshme, si dhe mbështetjen që ua dhanë nazistëve.

10. Kafka dhe eshtrat

Kjo është një nga organizatat më pak sekrete. Është formuar më 1832 në Universitetin Yale. Ajo përfshin shumë zyrtarë qeveritarë dhe të paktën tre presidentë amerikanë. Ata takohen dy herë në javë për kryerje të ritualeve. Ky grup lufton më së shumti për anëtarët e saj. Aty ka senatorë, bankarë, financierë, politikanë… Anëtarë të saj ishin edhe familjet Rockefeller dhe Bush. /voal.ch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here