Ish- kreu i Arkivës në ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi publikon një dokument të rrallë në lidhje me heroinën Shote Galica.

Në të thuhet se shteti shqiptar ka ndihmuar me franga ari gruan se Azem Galicës, Shoten.

1925/Financimi i Shote Galicës nga shteti shqiptar

Ky është një nga dokumentet e Zyrës Sekrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i datës 14.12.1925 që tregon pagesën e 60 frangave ari për gruan e Azem Galicës.

Pagesa është bërë nga fondet e fshehta që posedonte kjo ministri, me miratim të zëvendësisht ministrit të Punëve të Brendshme, Musa Juka.

Gjatë diktaturës komuniste, vazhdimisht thuhej se Shota u përndoq dhe u la në harresë nga “regjimi antipopullor i Ahmet Zogut”. /voal.ch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here