E pabesueshme, por e vërtetë. Imazhe mahnitëse të sjella nga NASA-s paraqesin botën natën gjatë 24 orëve. Fotot, që kurrë nuk i keni parë më pare kështu, këto pamje mahnitëse tregojnë botën që nuk fle, tregojnë dhuntinë e njeriut për të jetuar me dritën dhe për dritën. Llamburitjet e dritave si një prush yjësie në Rrugën tokësore të Qumështit janë mundësuar nga NASA-NOAA, pamje satelitore, Suomi NPP, të cilat u fiksuan më 28 tetor 2011. Imazhet e ofruar përfshijnë nga Nili deri në Bregdetin Lindor të Amerikës. Dritat vezulluese të qytetit, zjarret qiellore të ndezura në pagjumësinë e tokës mëtojnë magjepsjen që vjen nëpërmjet këtyre fotove të pabesueshme por të vërteta. Syri dhe ëndja jonë, pa këtë mundësi do ta kishte të pamundur të rrokte një manifestim të tillë festiv të jetës në planet tokë. Ne jemi të privilegjuar që arritëm të shkojmë kaq larg dhe çdo mirënjohje që i blatojmë së mundshmes është një hap më tej në zotërimin e gjithçkasë që na shpërblen.