Siç edhe dihet, diabeti i Tipit 1 është grada më e vështirë për tu kuruar, por për atë të Tipit 2 apo paradiabetin, mjekët japin një zgjidhje.
Problemet me mbipeshën përtej dukjes jo bukur, janë zanafilla e shumë sëmundjeve serioze për trupin.
Ky problem bëhet akoma më serioz, kur trupi është prekur dhe është nën trysninë e sëmundjeve kronike.
Këtu përfshihen problemet kardiovaskulare, lloje të artritit apo edhe i shumë përhapuri diabeti i Tipit 1 apo 2.
Siç edhe dihet, diabeti i Tipit 1 është grada më e vështirë për tu kuruar, por për atë të Tipit 2 apo paradiabetin, mjekët japin një zgjidhje.
Duke qënë se është një sëmundje ku ushqimi mund të kthehet ne një pikë të fortë ose në një shkaktar të vërtetë, ekspertët ju këshillojnë që të nisni kurimin pikërisht nga aty.
Në këtë artikull iu shpjegojmë një dietë të saktë se si mund të ulni nivelin e sheqerit.
Dietat e forta dhe strikte ndonëse nuk janë të këshillueshme kur doni thjesht të humbisni në peshë, tek sëmundja e diabetit janë thelbësore në zhvillimin ose jo të sëmundjes.
Nëse konsumoni një dietë të pastër, pa sheqerna dhe karbohidrate, sëmundja e diabetit do të jetë gjatë gjithë kohës nën kontroll.
E rëndësishme është të hiqni dorë nga ushqimet e përpunuara, ato të konservuarat, kripa apo sheqeri i tepërt.
Prandaj për të qëndruar larg rrezikut, konsumoni shumë proteina, bulmet fruta apo perime të stinës.
Krahas kësaj diete, këshillohuni gjithnjë me mjekun tuaj dhe konsumoni rregullisht edhe medikamentet e diabetit.
Përgjatë kohës, bazuar në këtë regjim strikt nivelet e sheqerit në gjak do të balancohen gradualisht.
Më poshtë gjeni të shpjeguar mënyrën e saktë si duhet të ushqeheni çdo ditë për një muaj me rradhë në mënyrë që të mposhtni diabetin.
Bëjeni këtë derisa të shikoni që nivelet e sheqerit në gjakun tuaj arrijnë ato normalet, por duke u këshilluar gjithnjë me mjekun tuaj specialist./ln/