Të ziesh vezë nuk është puna më e vështirë që mund të bësh në kuzhinë, por në një mëngjes të rrëmujshëm, edhe mund të ndodhë. Ka njerëz që asnjëherë nuk e përcaktojnë dot kohën e zierjes së një veze, sepse e verdha u mbetet gjithmonë e lëngshme. Nuk dihet sa është koha e mjaftueshme, shpeshherë veprojnë me hamendje.

Pavarësisht nga emri që ka, një vezë e zier nuk duhet të jetë shumë e zier (në mënyrë që të mos humbasë vlerat ushqimore).
Si t’i ziesh vezët
1. Vendos vezët në një enë (tenxhere ose tigan të thellë). Ena duhet të jetë e mjaftueshme që vezët të kenë hapësirë mes tyre dhe mos të ndeshen me njëra-tjetrën.
2. Hidh ujë të ftohtë aq sa të mbulohen vezët plotësisht.
3. Vendose zjarrin në nivel të mesëm, as të ulët, as të lartë.
4. Për vezët e ziera pak, koha e vlimit është 90 sekonda deri në dy 2 minuta. 1 minutë e 45 sekonda deri në 2 minuta e 15 sekonda konsiderohet koha për zierje mesatare dhe 11 deri në 12 minuta koha për vezët e ziera shumë.
Grupi i fundit i vezëve, pra ato të ziera shumë, kanë një mënyrë shumë të thjeshtë për t’u qëruar. Pasi e ke hequr nga zjarri, ku e ke lënë për të paktën 11 minuta, fute vezën në një gotë me ujë të ftohtë. Pasi ta kesh tundur disa herë në gotë, lëvozhga ka dalë vetë.