Hallstatt, i rajonit te Salzkammergut, Austri e Epërme, ishte një lokalitet më emblematik i trashëgimisë kulturore europiane të epokës së bronzit të vonë dhe epokës së hershme të hekurit (rreth 1100-vite para erës sonë). Termi Hallstatt tani i referohet përgjithësisht trashëgimisë kulturore të periudhës së Bronzit të Vonë dhe epokës së Hekurit të Hershëm në Europë. Gjatë gërmimeve arkeologjike në vitet 1846 -1899, janë zbuluar rreth 2,000 varre që u bënë të njohura sipas emrir Kultura e Hallstatt-tit. Pjesa e madhe e varreve ne fjale i takonte periudhës rreth viteve 1100/1000 deri rreth viteve 800/700 para erës sonë. Ndersa pjesa tjetër e varreve kronologjikisht i takonte periudhës rreth viteve 800/700 deri në vitin 450 para erës sonë. Afër varrezave është zbuluar edhe një minierë kripe parahistorike, e cila për shkaqe të natyrës konservuese të kripës, janë ruajtur shumë vegla, pjesë të veshjeve dhe madje edhe vetë trupat e minatorëve!
Ilustrimi: Kovë bronzi e gjetur në varrezat e hershme në Hallstatt, rreth shekullit VI para erës sonë.
Jahja Drancolli, Facebook /InforCulture.info