1. Lëngu i portokallit nuk është aq i shëndetshëm sikur që mendohet, për shkak se përmban sasi të mëdha të sheqerit, i cili absorbohet menjëherë. Kjo shkakton rritje të sekretimit të insulinës, gjë që e rritë rrezikun nga paraqitja e diabetit.

2. Nuk gjendet likopeni në të gjitha domatet. Përndryshe, likopeni është shumë efikas në luftë kundër kancerit dhe ndihmon në ngadalësimin e plakjes. Është parë se substancat kimike, të cilat përdoren gjatë kultivimit të domates, mund ta zvogëlojnë në mënyrë drastike sasinë e likopenit në domate.

3. Përkundër faktit se ananasi përmban sasi të mëdha të vitaminave dhe mineraleve, ai nuk ndihmon në shkrirjen e dhjamit, sikur që mendohet.

Bile, ai zbërthen edhe proteinat, prandaj nëse doni të humbni peshë, nuk keni dobi nga konsumimi i ananasit. Ai ka edhe një indeks të lartë glikemik, duke ua rritur edhe më shumë apetitin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here