Këto paralajmërime sipas mjekëve janë të paqena.

Idea se ftoheni nëse dilni menjërë pas larjes është ngulitur thellë në mendjet e shumë njerëzve, shkruan ” U.S. National Library of Medicine”.

Paralajmërimet janë dhënë që në fëmijëri nga nënat ose gjyshet, sa herë që keni dalë duke nxituar nga shtëpia me flokë të lagura, transmeton lajmi.net.

Këto paralajmërime sipas mjekëve janë të paqena.

Sipas tyre, nëse dalim jashtë me flokë të lagura është e sikletshme por nuk na bën shënjestër të lehtë të të ftohurës apo gripit.

Të dyja këto shkaktohen nga viruse të cilat mund të na ngjiten nëse biem në kontakt me dikë të sëmurë.

Mjekët thonë se gripi ose e ftohura na godasin nëse biem në kontakt me një burim infeksioni.

Flokët e lagura nuk janë shkaktarë të një infeksioni.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se është një ide e mirë që të dalim nga shtëpia sapo jeni larë, veçanërisht në temperatura të ftohta.

Moti i ftohtë është mjaft stresues për organizmin dhe në raste ekstreme dalja me kokë të lagur e të pa tharë mirë, nxit hipoterminë që prek sistemin imunitar.

Ekspertët thonë se dushi pastron dhe hap poret e kokës, të cilat duan pak kohë pas larjes që të mbyllen.

Studimet shkencore thonë se virozat respiratore që shkaktojnë të ftohurën, janë në kulmin e tyre në temperatura të ulëta.

Gjithësesi është e pamundur që njerëzit të kapin viroza të tilla vetëm se dalin me kokë të lagur, apo pa xhaketë, shall e kapuç.

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit duhet të kenë kujdes të caktuar edhe në frymëmarrje.

Për shembull, në rastin e kollës apo tështimës, goja nuk duhet mbuluar me pëllëmbën e dorës, të cilën më pas e përdorim për të përshëndetur dikë tjetër.

Goja duhet mbuluar me pjesën e brendshme të brrylit dhe duart duhen larë shumë shpesh.

Në këtë kohë virozash, duart duhen larë me ujë të bollshëm, të ngrohtë ose të ftohtë dhe minimalisht për 20 sekonda.

Duart duhen tharë me një peshqir të pastër i cili duhet ndërruar minimalisht një herë në dy ditë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here