Është shkruar dhe është folur shumë rreth përkrenares dhe shpatës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Por, ato që janë folur nuk janë të sakta.

Madje, ka mite se shpata e tij ka peshuar 18 kilogramë, apo se turqit ia vodhën me bindjen se aty fshihet forca e tij.

Në një legjendë thuhet se pas kësaj vjedhjeve, Skënderbeu tha:

“Shpatën mund ta vjedhin, por jo krahun tim”.

Studiuesi Gjon Keka jep të dhëna të sakta për shpatën dhe përkrenaren e tij.

Sipas tij, përkrenarja me mbishkrimin “* IN * PE * RA * TO * RE * BT *”, peshon tre kilogramë.

Ndërkaq, shpata e Gjergj Kastriotit e modelit italian, ka gjatësi 89 centimetra, gjerësi 5.5 centimetra, hekuri i mesëm ka gjatësi 7.8 centimetra, ndërsa peshon 1.9 kilogramë.

Shpata tjetër e tij e modelit turk, sipas Kekës, ka gjatësi 1.22 metra dhe peshon 3.2 kilogramë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here