Ataturku, themeluesi i Turqisë moderne, udhëheqës ushtarak legjendar dhe revolucionar i parreshtur, i cili, pavarsisht vështirësive te mëdha, përmbushi detyra kolosale në një periudhë të shkurtër 15 vjecare.
Ataturku besonte se e ardhmja e kombit varej nga braktisja e të gjitha ideologjive dogmatike dhe përqafimi i shkencës. Me qellim që te arrinte këtë dhe të braktiste kulturën dhe traditat arabe që ishin pëngesë në rrugën e përparimit, ai adaptoi një alfabet të ri, latinisht shumë më pak i komplikuar, sesa alfabeti arab që përdornin osmanët. Kur një grupi gjuhëtarësh dhe profesorësh në 1928 në Ankara i thanë se do të duhej 3 deri 5 vjet për ta përshtatur plotësisht alfabetin e ri në gjuhën turke, Ataturku u përgjigj “Ne do ta bëjmë brenda 3 deri në 5 muaj”.
Ai bëri gjithçka brenda mundësive të tij për ta edukuar kombin e vet, sepse besonte se “lufta më e madhe është kundër injorancës”. Regjimi i njëpartiak i Ataturkut ndërtoi mijëra shkolla, duke mbrojtur me forcë një sistem arsimor laik dhe shkencor. Ai ishte kundërshar i rreptë i dogmave dhe kërkonte që lëvizja e tij të përmirësohej vazhdimisht.
Ataturk, sipas të biografëve zyrtar, kishte lexuar rreth katermije libra gjatë jetës së tij, por gjithashtu kishte shkruar librin Gjeometria në të cilin ai përkufizoi të gjitha termat kryesor matematikore dhe gjeometrike, ku dha shembuj të aksiomave dhe teoremave themelore. Shumica e terminologjisë matematikore që turqit përdorin sot në Matematikë dhe Gjeometri është shpikur ose përkthyer nga Ataturku. Ku ishte e mundur ai përdori qëllimisht fjalë të pastra turke duke shmangur termat jashtëzakonisht konfuzë arabisht-farsi që ishin bërë pengesë në mësimin e tyre.
Më 31 tetor 1922 Ataturku në një fjalim të mbajtur në Asamble, kerkoi ndarjen e kalifatit dhe sulltanatit. Këtu duket gjenia e tij – ai fillimisht ndau kalifatin dhe sulltanatin dhe më pas brenda dy vjetësh i shfuqizoi të dyja dhe shpjegoi pse duhej të hiqej sulltanati. Por, anëtarë te Asamblesë këtë e kundërshtuan me ngulm. Ataturku mbajti një fjalim jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të admirueshëm:
“Sovraniteti dhe monarkia nuk vendosen kurrë nga debati akademik. Ato merren me forcë. Dinastia Osmane përvetësoi me forcë qeverinë e Turqve dhe mbretëroi mbi ta për gjashtë shekuj. Tani kombi turk në mënyrë efektive ka fituar zotësinë e sovranitetit të tij … Ky është fakt … Nëse ata që janë mbledhur këtu … e shohin çështjen në dritën e saj natyrore, të gjithë do të pajtohemi. Përndryshe, prape do të mbizotërojnë faktet, por ca koka mund të kthehen në drejtim tjetër. Disa koka mund të rrokullisen …” Çka ai donte të thoshte ishte: “Unë do të shfuqizoj monarkinë dhe do të sjell demokracinë dhe civilizimin. Nëse më bëheni pëngesë në rrugën time, unë do t’ju heq kokën! Sepse, askush nuk mund ta vejë në rrezik të ardhmen e kombit! “
Një ditë pas kësaj fjalimi, me shumicë votash Asambleja shfuqizoi, sulltanatin e Perandorisë Osmane e themeluar në 1299. 17 ditë më vonë, nga frika se mos e vrisnin, monarku i fundit osman Mehmed VI, u largua nga Turqia.
Pas shfuqizimit të sulltanatit Ataturkut iu ofrua pozicioni i Kalifit të Islamit. Megjithëse ai mund të bëhej lehtësisht Kalif i të gjithë myslimanëve, pasardhësi i ligjshëm i Muhamedit, një rol që miliona myslimanë do të bënin gjithçka për ta mberritur, ai qëndroi besnik ndaj idealeve të tij dhe e refuzoi kategorikisht atë. Disa muaj më vonë Asambleja emëroi Kalif, Abdulmecid II. Në 1923, pak muaj me vone, Ataturk themeloi Republikën e Turqisë. Brenda një viti, kur ai kishte kontrollin e plotë të ushtrisë dhe nga populli shihej si shpëtimtari i kombit, ai vendosi ti jepte fund Kalifatit dhe të përzinte Kalifin. Shumica e kundërshtarëve dhe madje edhe mbështetësve të tij e lutën që të bëhej vetë Kalif; ashtu siç ia kërkoi një delegacion nga India dhe një tjetër nga Egjipti në të njëjtën kohë. Përkundër madhështisë së pozitës dhe prestigjit ndërkombëtar që do të sillte, ai nuk pranoi.
Ai besonte se Perandoria Osmane ishte një strukturë e pashendetshme që mbeshtetej në themele të kalbura fetare. Republika e re duhej të kishte themele të mira dhe një strukturë të mirendertuar shkencërisht. Për këtë qellim duhej të eliminoheshin Kalifi dhe trashigimia e Portës së Osmanëve. Gjykatat dhe kodet fetare të vjetruara duhej të zëvendësoheshin nga kodet moderne shkencore civile. Shkollat fetare duhej t’i linin vendin shkollave qeveritare laike. Duhej të ndahej Shteti dhe feja. Republika duhej të bëhej më në fund një shtet laik. Laicitetin ai e bëri me urdhër që i jepte autoriteti i tij moral.
Deri në vitin 1924, Ataturk kishte shndërruar një Kalifat Islamik në një shtet-komb pothuajse plotësisht laik. Ai e futi me forcë Turqinë në epokën e iluminizmit. Ai i dha fund monarkisë islamike dhe më vonë u dha grave, të cilat mentaliteti osman i kishte injoruar për shekuj me radhë duke i detyruar të mbanin perçe dhe të cilët askush nuk i numëronte se ekzistonin, Ataturku u dha të drejtë vote dhe çdo të drejtë tjetër që e gezonin burrat.
Një nga reformat e tij të diskutueshme ishte Ligji i Kapelës i miratuar në 1925. Qytetarët e Perandorisë Osmane që kishin fe të ndryshme visheshin me rroba të ndryshme dhe të njejtën gjë bënin edhe për të mbuluar kokën. Myslimanët mbanin fezin që ishte bërë i detyrushëm nga Sulltani Osman Mahmud II.
Duke qenë themeluesi i një qeverie laike, Ataturk donte që njerëzit e tij të visheshin në një mënyrë të tillë që të mos të reflektonin përkatësinë e tyre fetare sepse kjo do të shkaktonte ndarje midis publikut. Ai nuk dëshironte ndonjë veshje që do të kujtonte osmanët dhe donte që populli i tij të kishte mendësi moderne dhe ta demonstronin këtë edhe me mënyrën e veshjes.
Ligji i Kapelës, i cili u miratua në 1925 kërkonte që zyrtarët publikë të vinin kapele të stilit perëndimor dhe i ndalonte qytetarët e zakonshëm të mbanin ndonjë gjë tjetër përveç kapelës. Sot disa pretendojnë se ky ishte një ligj shtypës dhe janë ekzekutuar disa qytetarë për shkak të këtij ligji. Duhet të kihet parasysh se Ataturk ishte një revolucionar që transformoi një shtet islamik në një republikë laike. Pra, do të ishte naive të pritej që gjithçka të funksiononte në mënyrë të përsosur dhe çdo reformë të miratohej në mënyrë paqësore. Por, nuk ka pasur asnjë rast të vetëm ekzekutimi për shkak të këtij ligji.
Kritikët më të ashpër të Ataturkut janë fondamentalistë islamikë, të cilët e urrejnë atë. Me të drejtë, shumica e reformave të Ataturkut janë në konflikt drejtpërdrejt ose të tërthortë me Islamin, Kuranin apo me ligjin tradicional të Sheriatit.
Është ironike që Shpjeguesi më i besueshëm Kur’anor (tefsir) që përdorin sot myslimanët turq shkruar nga Elmalili Hamdi Yazir është porositur nga Ataturk, i cili gjithashtu e kishte përkthyer librin në turqishten moderne dhe e vuri ate ne dispozicion të publikut. Në një bisede me një nga gjeneralët e tij, Kazim Karabekir, i cili nuk e përhrahte publikimin në turqisht të këtij Shpjeguesi, zbulohet motivi i Ataturkut:
“Po, Karabekir! Në mënyrë që t’u mësoj budalliqet e birit të arabëve bijve të turqve, unë do ta kem të përkthyer në turqisht Kuranin dhe t’i bëj ta lexojnë, deri kur ata të mos mashtrohen më …”
Asnjë udhëheqës tjetër i një vendi mysliman nuk do të kishte guxuar apo shpëtuar me një deklaratë të tillë. Ai, babi i kombit, nuk ishte një udhëheqës i zakonshëm; askush nuk mund ta kundërshtonte atë që mundi të gjithë armiqtë dhe çliroi popullin e tij. Ai bëri atë që premtoi dhe shkoi edhe më tej. Ai i detyroi hoxhallarët të luteshin dhe të thërrisnin lutjet në turqisht dhe jo arabisht. Asnjë udhëheqës tjetër në botë nuk e ka bërë këtë. Ai e dinte se çfarë po bënte. Ai e dinte që fjalët arabe të përdorura në lutje perceptoheshin nga turqit si fjalë magjike. Ai dëshironte që Turqit të praktikonin fenë e tyre duke ditur kuptimin e lutjeve që bëjnë dhe te asaj që ata thonë.
Por ai ishte shumë progresiv. Turqve nuk u pëlqente; ata kishin nevojë të luteshin në arabisht për të konsoliduar shpirtërimin e tyre. Kur thirrja për lutje behej turqisht, tingëllonte e zakonshme; nuk kishte efekt magjik. 12 vjet pas vdekjes së Ataturkut turqit i anulluan këto reforma.
“Unë nuk kam fe dhe nganjëherë i dëshiroj të gjitha fetë në fund të detit. Ai që ka nevojë që fetë të mbështesin qeverinë e tij është udheheqës i dobët; ai do të kapte njerëzit e tij në cark. Populli im do të mësoj parimet e demokracisë, diktatet e së vërtetës dhe mësimet e shkencës. Supersticioni duhet të zhduket. Lërini të adhurojnë siç dëshirojnë; secili mund të ndjekë ndërgjegjen e tij, me kusht që të mos ndërhyjë në një arsyetim të shendetshëm ose ta përdorë atë kundër lirisë së vëllezërve të tij.
Mrekullisht, Ataturk ende respektohet nga shumë myslimanë turq për shkak të luftës së tij gjatë Luftës së Pavarësisë, Luftës së Gallipoli dhe shumë të tjerë. Ata sot e quajnë “Gazi Mustafa Kemal”, emrin që ai përdori derisa Asambleja e Madhe Kombëtare i dha atij mbiemrin “Ataturk”, “Ati Turk”.
Sipas fjalëve të vetë Ataturkut:
“Unë nuk lë asnjë trashëgimi morale, asnjë varg, dogmë, apo ndonjë parim standard të formuar. Trashëgimia ime morale është shkenca dhe arsyeja”.
Kombi turk ka të gjithë të drejtën të mburret me themeluesin e tij, të vetmin komandant osman të pamposhtur në Luftën e Parë Botërore, i cili mundi Aleatët në Galipoli, çliroi Stambollin nga forcat pushtuese Britanike, spastroi Anadollin nga pushtuesit grekë dhe fitoi Luftën Turke të Çlirimit. Ai, udhëheqësi i parë që sulmoi dhe mposhti teokracinë islamike, ishte diktator, i cili mbolli farën e demokracisë, e cila çliroi gratë e Turqisë, shndërroi një perandori të kalbur në një republikë të pavarur, i ktheu kombit të tij sovranitetin e saj dhe ia prezantoi atij shkencën, arsyen dhe artet figurative.
Ai ishte Diktator me qellim që të jetë e pamundur që Turqia të nenshtrohet më nga ndonje Diktator.
Sokol Neçaj /FaceBook/ InforCulture.info