Një nga mitet më të veçantë të mitologjisë helene është ai i Sizifit, birit të Ajolit. Sizifi ishte themeluesi dhe mbreti i Efirit të lashtë, i njohur më pas si Korint.
Dëshmia e parë e zgjuarsisë së tij ishte kapja e hajdutit famëkeq të kopeve, Autolykos. Ai ishte djali i Hermesit dhe kishte fituar nga babai i tij harizmën të zhdukte ose ndryshonte ngjyrën e kafshëve që vidhte. Si rezultat, ishte e pamundur të identifikoheshin pronarët fatkeq të kopeve.
Sifizi dyshoi për të dhe gdhendi inicialet e tij nën kthetrat e kafshëve të tij. Kështu që, kur një ditë e pa që i mungonte një numër dhensh, shkoi te Autolykos. Ky i fundit e çoi në kopetë e tij i sigurt se nuk do të ishte në gjendje të identifikonte kafshët e tij. Por Sizifi i gjeti të gjitha dhentë e vjedhura, duke ngritur këmbët e tyre një e nga një! Autolykus pranoi humbjen dhe e ftoi Sizifin në shtëpi.
Gjatë mikpritjes, e la të ftuarin e tij të flirtonte me vajzën e tij Antiklia, e cila brenda pak ditësh do të martohej me Laertis.
Dëshira e Autolykus ishte që fëmija që do lindte nga bashkimi i Sizifit me vajzën e tij të trashëgonte inteligjencën e gjyshit dhe babait të saj. Nëntë muaj më vonë, erdhi në botë Odisea!
Sizifi dikur pa Jupiterin duke rrëmbyer Eginën, bijën e Asopos (Asopos ishte perëndi e lumit me të njëjtin emër në Boetia, bir i Poseidonit dhe Piros ose Oqeanit dhe Tethysit ose Zeusit dhe Evrinomit. Gruaja e tij ishte Methopi, bijë e Ladon.) Kur Asopos mbërriti atje, duke kërkuar gjurmët e së bijës, Sizifi i shtir sikur do t’i zbulonte autorin e krimit në këmbim të krijimit të një burimi në Akrokorinth. Për t’u hakmarrë ndaj Sizifit, Zeusit iu lut vëllait të tij që të dërgonte Vdekjen për të marrë tradhtarin në nëntokë. Por Sizifi arriti ta mashtrojë dhe ta lidhë me zinxhirë.
Me Vdekjen e robëruar, pasuan vite që asnjë njeri ose kafshë nuk vdiq dhe Toka filloi të dridhet nga pesha. Në të njëjtën kohë, luftëtarët e plagosur dhe të gjymtuar nëpër beteja endeshin më kot duke kërkuar rrugën për Botën e Poshtme.
Atëherë, Marsi, perëndia e luftës, vendosi t’i jepte fund kësaj situate. Shkoi në pallatin e Sizifit dhe, pasi çliroi Vdekjen, ia dorëzoi mbretit të Korintit.
Megjithatë, mbreti i lig, para vdekjes, urdhëroi gruan e tij Meropi, që të mos i ofronte atij ritet standarde të varrimit. Kështu i shfaq tek Persefonin, gruaja e Vdekjes dhe i kërkoi që ta lejonte që të ngjitej përkohësisht në botën e të gjallëve, me qëllim që ta detyronte gruan e tij të bënte ofertat e duhura. Përndryshe, edhe vetë perënditë humbnin pjesën e tyre të ofertave.
Persefoni u bind, dhe Sizifi, natyrisht, nuk tregoi asnjë qëllim të kthehej në errësirën e Vdekjes. Kështu që Hermesi mori përsipër ta kthejë përsëri. Për ta ndëshkuar, Gjykatësit e të Vdekurve e urdhëruan të ngjiste një shkëmb të madh në majë të një kodre. Sa herë që i afrohej majës, shkëmbi rrotullohej mbrapa. Kështu, mbreti i Korintit ende e shtyn atë shkëmb dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në përjetësi.
Krimi i Sizifit ishte se ia doli të mposhtte Vdekjen dhe të përmbyste rendin natyror. Arriti të bënte realitet një nga ëndrrat më utopike të gjithë njerëzimit. K.E/kalendari.enciklopedikshqiptar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here