Në vitin 1961 u zbulua një lloj gjaku i cili i përkiste një gruaje Aborigjene Australiane. Me pas u tregua se vetem 43 persona e kanë këtë lloj gjaku në gjithë botën. “Gjaku i artë” duket se është pikëpyetja më e fundit për stafet mjekësore. Ky është një tip gjaku që është i ngjashëm me grupin e gjakut zero negativ. Këtë lloj e ka një në 160 milionë persona, ose 43 në total në të gjithë botën. Janë të dy dhurues universalë, por mund të marrin gjak vetëm nga persona me grupin e tyre të gjakut.
Mirëpo, ata ka edhe vështirësi, pasi personat me këtë lloj gjaku jetojnë në vende kaq të largëta si Japonia, Brazili, Irlanda, apo e SHBA, gjë që vështirëson dërgimin e një sasie gjaku nëse kërkohet me urgjencë. Në rastin e një operacioni të programuar të ndonjërit prej personave me këtë lloj gjaku, më parë ata japin gjak që u ruhet në bankat e gjakut për 45 ditë.