Kur flasim, ne e dëgjojmë zërin tonë në një mënyrë, por më pas e dëgjojmë në një video apo incizim dhe tingëllon krejt ndryshe, shkruan “BrightSide”.
Të gjithë e kemi përjetuar këtë situatë, dhe ne do të shpjegojmë arsyen se pse ndodhë ky fenomen, transmeton lajmi.net.
Arsyeja mund të jetë më e thjeshtë se që keni menduar. Kur e dëgjoni zërin tuaj në një incizim, valët zanore që dalin nga pajisja dhe udhëtojnë deri në veshin tonë përmes ajrit, na bënë të dëgjojmë zërin ndryshe prej si na dëgjojnë njerëzit e tjerë.
Po kur e dëgjojmë zërin tonë teksa flasim, e dëgjojmë në dy mënyra: nga jashtë dhe nga brenda. Nga jashtë e dëgjojmë teksa zëri vjen nga goja jonë, pra ky është zëri që dëgjojnë të tjerët.
Nëse doni të dëgjoni se si tingëllon zëri juaj, atëherë bëni një incizim, ose vetëm mbyllni veshin e majtë dhe flisni. Mos u shqetësoni nëse iu duket e çuditshme, sepse njerëzit veçse janë mësuar të dëgjojnë këtë zë tuajin! /
Në të njëjtën kohë ne e dëgjojmë zërin që vjen edhe nga brenda, që shkaktohet nga vibracionet që vijnë nga kordat zanore dhe kalojnë nëpër kokën tonë.
Eshtrat në kafkën tonë e pranojnë frekuencën në anë të vibracioneve, prandaj zëri ynë na duket më i ulët sesa që është.