PIKTORI I ÇMENDUR!

Piktori Edvard Munch, në mënyrë misterioze kishte bërë një mbishkrim në pikturën e tij, “The Scream” – “Britma”, sikur rezulton nga skaneri. Një fjali e shkurtër e shkruar në pikturën më të njohur, ka ngjallur hamendësime në botën e artit, raporton BBC.

Fjalët: “Mund të pikturohej, vetëm nga një i çmendur”, janë gdhendur me laps, në këndin e sipërm të anës së majtë.

Tani, testimet e reja nga Muzeu Kombëtar në Norvegji, kanë konfirmuar se ai mbishkrim ishte bërë nga vetë piktori.

Piktura origjinale, e shfaqur për herë të parë në qytetin e lindjes së piktorit, në Oslo më 1893, është bërë një shprehje radikale dhe e përhershme e ankthit njerëzor. Ndikimi i saj shtrihet që nga filmat e ‘hollywood scream’ deri tek emojet e sotme.

Për veprën e artit po zhvillohen bisedime nëse do të shfaqet në muzeun e ri, që do të çelet në kryeqytetin norvegjez, vitin e ardhshëm.

Kritikët e artit kanë vënë në diskutim nëse mbishkrimi është si akt vandalizmi i bërë nga dikush tjetër, apo i shkruar nga vetë Munch, për të cilin është ditur që ka pasur probleme me shëndetin mendor, gjatë gjithë jetës.

Autoritetet pranë muzeut, dolën me përfundimin se mbishkrimi ishte shkruar nga vetë Munch, pasi përdorën teknologjinë për të analizuar dorëshkrimet e tij dhe më pas, për t’i krahasuar ato me ditarin dhe letrat e piktorit.

“Mbishkrimi është nga Munch, pa asnjë dyshim,” – ka saktësuar Mai Britt Guleng, nën emrin e muzeut.

“Vetë shkrimi i dorës, si dhe ngjarjet që ndodhën në 1895-ën, kur Munch tregoi pikturën për herë të parë në Norvegji, të gjitha të shpien në të njëjtin drejtim.”

Në vitin 1994, “Britma” u grabit nga muzeu i arteve në Norvegji. Ajo u rikthye, falë një operacioni të fshehtë nga detektivët britanikë. /konica.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here