Shaban Polluzha u lind në lagjen e Kastratit të Polluzhës. U përball me bullgarë e austriak gjat Luftës së Parë Botërore, dhe me regjimin e jugosllavise borgjeze. Gjatë luftës se Dyte Botërore ishte komandant i një pjesë të frontit në Mal të Zi, Kollashin dhe Sanxhaku i Tregut të Ri, ku u dallua për organizim e strategji.

Ishte anëtar i Këshillit te Islihatit dhe me propozimin e Miftar Bajraktarit e emërojnë kryetar te Islihatit në Drenice. Shaban Polluzha kishte edhe taktike politike. Ai me strategji politike kishte bërë njëfar lidhje formale dhe mashtruese me qarqet komuniste, por ne realitet ai asnjeherë këtë ideologji nuk e pranoi si ideologji qe do të zgjidhte qështjen shqipetare. Shtabi i Brigadës së Drenicës largimin nga Kosova do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtarisë jugosllave, mirëpo pas dështimit të nënshtrimit të Shaban Polluzhës më 25 janar nisin operacionet ushtarake në shkallë të gjerë për asgjësimin e Brigadës së tij.

Tito me urdhër të veçantë vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Këtë vendim Titoja e mori më 7 shkurt 1945 në Beograd, në një takim me ushtarakët serb. Me këtë urdhër, i tërë pushteti në Kosovë do t´i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atë gjyqësor. Kjo makineri ushtarake në Kosovë duke i marrë të gjitha masat gjoja për “spastrimin” e terenit nga “mbeturinat e fashizmit” dhe “kundërrevolucionarët” vrau e masakroi pamëshirë mijëra shqiptarë gjithëandej Kosovës. Në këtë fushatë të egër ushtarake më 21 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicës,pas vrasjes së Shaban Polluzha e Mehmet Gradica në kullat e Dvoranëve në Tërstenik. Më 3 qershor 1993, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, dekoroi Shaban Polluzhën me “Urdhërin për veprimtari Patriotike të Klasit të Parë”. /Traditat, Instagram /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here